A Është I Shëndetshëm Peshku Ton I Konservuar?

4.7k 0

Peshku toni i konservuar nuk është vetëm i shijshëm por është gjithashtu një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese.

Në një kanaçe të vetme ju do të merrni mjaftueshëm proteina dhe shumë pak kalori.

AgroWeb.org duke u bazuar në të dhëat shkencore, ku njeh me përfitimet nga peshku ton dhe pse ai është një shtesë e shëndetshme në dietën tuaj.

Çfarë duhet të dini për peshkun ton të konservuar!

Ka shumë varietete të këtij peshku por ajo që duhet pasur parasysh kur blini peshk ton është përmbajtja e mërkurit.

Ngrënia e shpeshtë e çdo peshku me përmbajtje të lartë mërkuri mund të shkaktojë një grumbullim të mërkurit në indet e trupit dhe të shkaktojë dëme në organizëm.

Kjo është diçka problematike sidomos për gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël, pasi mërkuri mund të ndikojnë në zhvillimin e trurit.

Njerëzit që jetojnë në zona të kontaminuara nga ndotësit industrialë duhet të kenë kujdes me çdo peshk të kapur në vend.

Përpiquni të kërkoni për varantet që përmbajnë më pak mërkur.

Shumë ekspertë rekomandojnë të konsumoni deri në 1200g ose dy vakte me ushqim deti në javë.

Gjithashtu kërkoni për konserva të mbushura me ujë në vend të atyre me vaj.

Në këtë mënyrë ju do të shmangni marrjen e kalorive dhe yndyrave të tepërta.

Përfitimet shëndetësore.

Peshku ton ofron proteina dhe yndyra, të cilat janë të shkëlqyera për balancimin e sheqerit në gjak.

Në mënyrë të veçantë, toni përmban acide yndyrore omega-3, të cilat janë të lidhura me një mori përfitimesh shëndetësore.

Omega-3 në ushqimet e detit mund të ndihmojë në uljen e triglicerideve, inflamacionit dhe të ndihmojë në rritjen e kolesterolit “të mirë”.

Plus, ju merrni një grup të tërë vitaminash dhe mineralesh nga toni i konservuar.

Një nga mineralet që nuk merr aq vëmendje sa meriton është seleni, i cili ndihmon në mbrojtjen kundër dëmtimit të qelizave.

Vetëm 3 gram ton i konservuar ju siguron të gjithë vlerën ditore për selen.

Toni i konservuar gjithashtu ofron hekur, vitaminë B12 dhe vitaminë D, burime ushqimore të cilat janë shumë të dobishm për organizmin.

Gjithashtu marrja e sasisë së duhur të vitaminës D dhe omega-3 lidhet me parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, rënies së aftësive njohëse, disa lloje kanceri dhe diabetit.

Vlerat e rekomanduara ditore për një racion me 350g ton të konservuar janë:

  • Kalori: 85
  • Yndyra totale: 1 gram (1% e vlerës ditore)
  • Proteina: 19 g (38% e vlerës ditore)
  • Karbohidrate: 0 g (0% e vlerës ditore)
  • Natrium: 219 g (10% e vlerës ditore)
  • Hekur: 2 g (1% e vlerës ditore)/AgroWeb.org