Amoksicilina dhe Augmentina – Kur Përdoren, Dallimet dhe Efektet Anësore

12.3k 0

Antibiotikët janë një ndër ilaçet më të konsumuara sot në Shqipëri.

Në fakt, shqiptarët po abuzojnë dhe po i keqpërdorin këto barna të cilat në shumë raste jepen edhe pa recetë.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik thonë se konsumi i antibiotikëve në Shqipëri është i lartë dhe pse i përafërt me vendet e Bashkimit Evropian.

Autoritetet kanë përsëritur thirrjet që përdorimi i antibiotikëve të bëhet vetëm me rekomandimin e mjekut.

Sipas tyre, keqpërdorimi i antibiotikëve mund të shkaktojë rreziqe për shëndetin.

Një prej tyre prej sistemin tretës.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të merrni informacion më të detajuar për dy llojet më të përdorura të antibiotikëve.

Bëhet fjalë për Amoksicilinën dhe Augmentinën që ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve bakteriale.

Këto dy medikamente janë shumë të ngjashëm me njëri tjetrin.

Amoksicilina është një nga antibiotikët më të përhapur.

Augmentina përmban amoksicilinë por dhe acid clavulanic, të cilat e bëjnë medikamentin më efikas kundër disa llojeve të infeksioneve.

Të dyja barnat futen në kategorinë e penicilinës dhe përbëjnë linjën e parë të mbrojtjes ndaj infeksioneve bakteriale.

Këto dy ilaçe nuk funksionojnë kundër infeksioneve virale siç janë gripi apo e ftohura.

Përdorimet e Amoksicilinës

Mjeku mund të rekomandojë përdorimin e amoksicilinës kundër infeksioneve që prekin fëmijë dhe të rritur.

Amoksicilina rekomandohet për infeksionet e mëposhtme:

Infeksionet e veshit,

Problemet me rrugët e frymëmarrjes siç është pneumonia apo bronshiti,

Bajamet

Infeksionet urinare,

Infeksionet e lëkurës

Përdorimet e  Augmentina

Ky medikament përbëhet nga një përzierje e amoksicilinës dhe acidin clavulanic.

Këto acide pengojnë enzimat e prodhuara nga bakteret të cilat kanë si objektiv t’u japin atyre më shumë rezistencë kundër antibiotikut.

Augmentina rekomandohet të trajtojë disa baktere që janë rezistente ndaj antibiotikëve të tjerë.

Ajo këshillohet për infeksione të njëjta si ato të përmendura më lart por edhe të tjera që janë më kronike.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, Augmentina jepet edhe për pacientët të cilët preken disa herë nga i njëjti infeksion.

Augmentina përdoret për infeksionet e mëposhtme:

Infeksione të sinusesve, sinoziti

Infeksion kronik i përsëritur i veshit

Infeksione laringu dhe faringu

Infeksione të lëkurës

Infeksione bakteriale nga sëmundje kronike pneumonare

Efektet Anësore Të Antibiotikëve

Disa prej efekteve anësore të këtyre antibiotikëve janë:

Urthi,

Dhimbjet abdominale,

Të përzierat dhe të vjellat,

Diarea,

Pezmatim të lëkurës,

Fryrje dhe dhimbje koke.

Përdorimi i këtyre antibiotikëve mund të tjetërsojë rritjen e shëndetshme të baktereve në sistemin tretës dhe të prishë ekuilibrat e tyre.

Problemi me ekuilibrat e baktereve të mira e të këqija në stomak mund të zgjidhet duke konsumuar ushqime të pasura me probiotikë.

Këto antibiotikë mund të rrisin edhe rrezikun e infeksioneve, por tek disa njerëz ata mund të shkaktojnë reagime të rrezikshme alergjike.

Augmentina mund të zbehë efikasitetin e kontraceptivëve, thonë ekspertët.

Sipas tyre, çdo njeri duhet të sigurohet që është prekur nga një infeksion bakterial përpara se të marrë këto antibiotikë, dhe sidomos duhet këshilla e mjekut./AgroWeb.org