Arsyet Përse Shtoni në Peshë Pavarësisht Aktivitetit Fizik

1.4k 0

Aktiviteti fizik është një element i rëndësishëm i një jete të shëndetshme që ndihmon shumë në mbatjen e një peshe të përshtatshme trupore.

Kur nisin palestrën, njerëzit që duan të humbasin në peshë kanë pritshmëri të mëdha, megjithatë në disa raste, aktiviteti fizik ka një efekt krejt të kundërt.

Arsyet përse ndodh një gjë e tillë, mund t’i zbuloni në vazhdim duke lexuar artikullin e AgroWeb.org

Trupi Grumbullon Më Shumë Ujë Pas Palestrës

Nëse vëreni që po shtoni disa kilogramë më shumë, pavarësisht se në palestër djersini më shumë, duhet të dini që në disa raste, pas aktivitetit fizik, trupi mbledh dhe depoziton më shumë ujë, gjë që përkthehet në disa kilogramë më shumë.

Uji zë nga 65-90 përqind të peshës trupore të një njeriu dhe kjo sasi, njësoj si pasha, ndryshon nga dita në ditë.

Nuk Po Shtoni Domosdoshmërisht Në Peshë

Masa trupore e njeriu përbëhet nga një kombinim muskujsh, depozitash dhjamore, kockash, inde, gazra, gjak, truri, gjendrat limfatike, urina, madje edhe ajri në mushkëri.

Pas një aktiviteti fizik ose ushtrimeve intensive në palestër, përqindja e masës së secilës prej kategorive të lartpërmendura mund të rritet deri në 15 përqind.

Këto luhatje varen nga faktorë si: hidratimi, inflamacioni si pasojë e riparimit të muskujve por edhe volumi i gjakut dhe urinës.

Pra, nëse ju kryeni ushtrime të rregullta dhe po ushqeheni shëndetshëm, atëherë ky ‘shtim’ në peshë nuk është e njëjta gjë me kilogramët e tepërt.

Masa Muskulare

Masa muskulare me atë dhjamore ndryshon dhe muskujt peshojnë më shumë.

Nëse ju kryeni stërvitje intensive, atëherë muskujt bëhen më të fortë dhe depozitat dhjamore nisin të shkrijnë, por kjo jo domosdoshmërisht përkthehet në një shtim në dukje në peshë.

Sidoqoftë këto ndryshime ndodhin në harkun kohor të disa javëve apo muajve dhe jo brenda disa ditëve.

Sipas ekspertëve, njerëzit që punojnë fort për të mbajtur peshën nën kontroll duhet të injorojnë peshoren dhe të kujdesen më shumë për përbërjen e trupit sepse të kesh një peshë të ulët trupore nuk do të thotë se jeni në formë domosdoshmërisht./AgroWeb.org