Funksionet e Panjohura Shëndetësore të Çajit të Nenexhikut

8.4k 0

Çaji i nenexhikut është i shijshëm dhe me vlera për shëndetin.

Ai përmirëson shëndetin në disa mënyra, duke ia nisur me tretjen, uljen e dhimbjeve dhe eliminimin e inflamacionit.

Çaji i nenexhikut ndihmon në qetësimin e trupit dhe trurit, heqjen e erës së keqe të gojës, rënien në peshë dhe forcon sistemin imunitar.

Ky çaj ka një ndikim të konsiderueshëm në sistemin tretës. Mentoli që gjendet tek ky çaj është pjesa më e vlefshme e gjithë strukturës organike të bimës.

Çaji i nenexhikut përgatitet thjesht nëpërmjet gjetheve të bimës të ziera në ujë. Emri shkencor i nenexhikut është Mentha Piperita, një shartim i mentes së ujit dhe mentes tradicionale.

Shqipëria është e bekuar në këtë aspekt. Në trojet tona nenexhiku rritet edhe në natyrë por edhe kultivohet gjërësisht. Le t’i hedhim një sy përdorimeve medicinale të çajit të nenexhikut sipas kërkimeve të AgroWeb.org.

Vlerat shëndetsore të çajit të nenexhikut

Ul temperaturën: Pirja e këtij çaji shumëfishon djersitjen ndërsa mentoli ul temperaturën brenda trupit.

Për më tepër, kjo betejë në dy fronte ul edhe inflamacionin dhe këputjen e trupit që shoqëron ethet.

Shëndeti i sistemit tretës: Vaji i nenexhikut dhe çaji i nenexhikut janë përdorur prej mijëra vjetësh për të zgjidhur dhe kuruar një sërë problemesh të sistemit tretës.

Studime arkeologjike kanë treguar se nenexhiku është përdorur prej më shumë se 10,000 vitesh si suplement ushqimor.

Çaji i nenexhkut shmang gazrat dhe i nxjerr ato jashtë trupit sapo akumulohen. Çaji stimulon dhe rrit efikasitetin e tretjes dhe promovon lëvizjet e shëndetshme të zorrëve.

Kundër të vjellave: Të vjellat janë simptomat më të vështira kur sëmuremi. Çaji i nenexhikut ul ndjeshëm gjasat e shfaqjes së të vjellave edhe në rastet kur ato shoqërojnë një simptomë ose kur jeni duke udhëtuar në traget ose fluturuar me avion.

Problemet me frymëmarrjen: Çaji i nenexhikut të çliron nga problemet me kollën dhe rrjedhimisht lehtëson frymëmarrjen.

Duke qetësuar muskujt e fytit dhe kraharorit, eliminimi i këtyre simptomave të të ftohtit ose gripit është i paevitueshëm.

Sistemi imunitar

Çaji i nenexhiktu është antibakterial dhe i rekomanduar kundër temperaturës, kollës dhe të ftohtit.

Kjo pije e shijshme parandalon sëmundjet dhe e mbron trupin prej tyre.

Ky çaj përmban vitaminë B, kalium, antioksidantë dhe kalcium që e ndihmojnë organizmin të luftojë sëmundjet dhe të kryejë funksionet e veta në mënyrë të shëndetshme.

Humbja në peshë: Aroma e pakrahasueshme e çajit të nenexhikut dhe disa prej përbërësve natyralë të tij ndihmojnë në mbajtjen nën fre të ushqyerjes së tepruar dhe rrjedhimisht parandalojnë obezitetin.

Ul stresin: Mentoli ka efekt qetësues dhe ul kontraktimet muskulare. Kjo e bën atë të dobishëm kundër stresit mendor.

Çaji ul tensionin e gjakut dhe temperaturën e trupit duke lejuar organizmin të qetësohet dhe të jetë në paqe.

Kjo është edhe arsyeja përse vaji i nenexhikut përdoret gjërësisht në terapitë aromatike, duke mos lënë pas edhe çajin e nenexhikut.

Kujdes: Mentoli mund të shkaktojë alergji dhe urth tek disa njerëz. Këto dy reagime janë të lehta, por AgroWeb.org ju sugjeron të konsultoheni me një mjek për alergjitë e mundshme që mund t’iu kanosen.

Receta e çajit të freskët të nenexhikut

Për një filxhan me çaj ju nevojiten 7-10 gjethe nenexhiku dhe 250 ml ujë. Nëse dëshironi mund të shtoni, qumësht, mjaltë ose limon. Në disa raste të tjera mund të shtoni edhe akull./AgroWeb.org