Ditët e lodhshme të punës shoqërohen shpesh nga kafeja, rituali i çdo mëngjesi.
Megjithatë, përveç stimulimit dhe energjisë, njeriu ka nevojë ta nisë mëngjesin shëndetshëm për të përballuar një stinë, shpesh të mbushur me viroza dhe sëmundje.
Sigurisht që janë disa pije të ngrohta, alternative të kafes, që e bëjnë sistemin imunitar më të fortë dhe dimrin më të lehtë.
Më poshtë do të sjellim disa prej tyre, së bashku me veçoritë e secilës në shërbim të shëndetit tuaj.
Çaji i Malit
Të gjithë e kemi shijuar çajin e malit, një tisanë unike e shumë e shëndetshme, thesari i paçmuar nga i cili mund të përfitohet, jo vetëm duke e konsumuar.
Çaji i malit është një bimë e egër, që rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan.
Ashtu siç edhe emri e tregon më së miri, në mal, në lartësi që variojnë nga 1500 deri në 1900 metra, shpesh herë në sipërfaqe shkëmbore.
Është e përshtatur për të mbijetuar me pak ujë e pak tokë dhe gjendet me shumicë në zonat Malore në Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Bullgari dhe Turqi.
Sideritis raeseri është kultivari më i zakonshëm i sideritis në Shqipëri.
Për rritjen e kësaj bime është i njohur mali i Gramozit dhe mali i Korabit, por gjendet pothuajse në të gjithë vendin, në formën e një bime të egër që mbin në shpatet shterpë dhe shkëmbore në vise të egra.
Numërohen afro 150 lloje të kësaj bime me shije dhe aromë të njejtë me efekte shëruese dhe veti anti-oksidante e anti-inflamatore.
Çaji i mentes
- Lehtëson dhimbjet dhe problemet e ndryshme të stomakut
- Ndihmon procesin e tretjes
- Lehtëson të përzierat, dhe çrregullimet e spazmave
- Forcon sistemin imunitar ndaj gripit dhe lehtëson problemet në frymëmarrje
- Eleminon aromën e keqe të gojës
- Ndihmon në ekuilibrimin e oreksit
Megjithatë, në përdorimin e çajit të mentes duhen listuar edhe disa efekte anësore për këdo që mund të shfaqë simptoma që lidhen me të:
- Për këdo që vuan nga çrregullimi i urthit (fluksi i acidit), çaji i mentes nuk është një rekomandim i mirë, pasi do të sillte acidin e stomakut deri në ezofag
- Pirja e vazhdueshme dhe e rregullt e çajit të mentes gjatë shtatëzanisë mund të shkaktojë aborte spontane. Nuk këshillohet pirja e rregullt as gjatë periudhës së ushiqmit me gji
- Përdorimi i çajit të mentes paralelisht me medikamente të tjerë, duhet të kalojë përmes konsultës me mjekun përkatës në mënyrë të domosdoshme
- Mbidoza nuk është asnjëherë e shëndetshme. Një filxhan çaji duhet të përmbajë 1 lugë çaji nga bima e mentes në 150 ml ujë të nxehtë. Këshillohet të mos pihet më tepër se 3 filxhanë të tillë në ditë
Ujë i nxehtë me mjaltë dhe limon
- Lehtëson procesin e tretjes, prodhimin e mukusit të zorrëve dhe hidratimin e zorrëve
- Nxit rënien në peshë nëpërmjet fibrave që përmban limoni, të cilat ulin oreksin si dhe mjedisit alkalin që krijon në stomak
- Ndihmon tretjen. Stimulon mëlçinë në zbërthimin e përbërësve ushqimorë kompleksë dhe forcon mukozën e stomakut në largimin e toksinave nga trupi
- Përmirëson funksionimin e zorrës së trashë, duke e mbrojtur atë edhe prej kancerit
- Ndihmon në pastrimin dhe pasurimin e sistemit limfatik me lëngjet e nevojshme
- Përmirëson gjendjen emocionale apo humorin duke larguar letargjinë dhe lodhjen
- Ndihmon në pastrimin e traktit urinar duke vepruar si një diuretik
- Ndikon në përmirësimin e shëndetit dhe aromës së gojës
- Ndimon të keni një lëkurë të pastër me shkëlqim natyral
Çaji i xhenxhefilit ose ginger
Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera.
- Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat
- Përmirëson performancën e stomakut në tretje
- Kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme
- Përmirëson qarkullimin e gjakut
- Lehtëson dhimbjet e ciklit menstrual dhe qetëson muskujt
- Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve, forcon sistemin imunitar
- Ndihmon në çlirimin e stresit dhe qetësimin e sistemit nervor
Çaji i gjelbër
Konsiderohet si pija më e shëndetshme në rruzullin tokësor.
- Çaji i gjelbër përmban përbërje bioaktive që përmirësojnë shumë parametra të shëndetit të njeriut
- Përbërësit e çajit të gjelbër përmirësojnë funksionin e trurit
- Çaji i gjelbër rrit nivelin e djegies së yndyrnave duke përmirësuar performancën fizike
- Antioksidantët e çajit të gjelbër ulin riskun e kancerit
- Në moshë të thyer, çaji i gjelbër ul riskun e Alzhaimerit dhe Parkinsonit
- Çaji i gjelbër vret bakteret duke ndihmuar në shëndetin e dhëmbëve dhe uljen e riskut për infeksione
- Ul mundësinë për diabetin e llojit të dytë
- Ul riskun e sëmundjeve kardiovaskulare
- Ndihmon rënien në peshë dhe mban larg obezitetin
- Ul rezikun e vdekshmërisë duke bërë që të jetoni më gjatë
Çaji i jaseminit
Është çaj aromatik, pjesa më e madhe e të cilit vjen nga çaji i gjelbërt.
- Çaji i jaseminit ka elemente antioksidante të fuqishme të cilat ndihmojnë trupin tuaj ndaj dëmtimit të molekulave të radikaleve të lira, që plakin dhe dëmtojnë organizmin ngadalë
- Ndihmon në rënien në peshë. Një jaseminë e cilësisë së lartë, ka të njëjtin nivel kafeine dhe antioksidantësh si çaji i gjelbër
- Redukton yndyrën dhe përvetësimin e koleserolit
- Ndikon në parandalimin e kancerit
- Është një qetësues nervor i jashtëzakonshëm, pas ditës së lodhshme të punës
Çaji i kamomilit
- Që në kohën e grekëve dhe romakëve të lashtë, kamomili ka qenë përdorur për të trajtuar plagët. Është një kurues shumë i mirë i pezmatimit dhe gjakrrjedhjes
- Kamomili ndihmon ata që vuajnë nga diabeti dhe hiperglicemia
- Efekti antibakterial i kamomilit ndihmon në trajtimin e ftohmës dhe parandalon infeksionet e ndryshme
- Çaji i kamomilit qetëson spazmat e muskujve
- Është zbutës i dhimbjeve të stomakut
- Çaji i kamomilit ka një efet shumë të mirë në gjumin e njeriut. Ai e qetëson dhe e rregullon atë. Sugjerohet për çrregullimin e pagjumësisë
- Kamomili është trajtues natyral i hemorroideve
- Çaji i kamomilit ndihmon në formimin e një lëkure të pastër duke luftuar infeksionet e ndryshme të saj
Kakaoja e nxehtë
E zbuluar nga fiset Maja dhe e sjellë në Evropë nga spanjollët në shekullin XVI.
- Përqëndrimi i antioksidantëve në kakaon e nxehtë është 2 herë më ië fortë se në një gotë verë të kuqe dhe 5 herë më i fortë se në një filxhan çaji të gjelbër. Antikosidantët janë “luftëtarët” kundër kancerit.
- Sa më e nxehtë të jetë kakaoja, aq më shumë antioksidantë çlirohen.
- Kakaoja e shkrirë ka rreth 8 herë më pak yndyrë sesa e njëjta sasi çokollate e ngurtë
- Kakaoja e nxehtë ndihmon në lehtësimin e qarkullimit të gjakut dhe përmirësimin e presionit arterial përmes elementëve flavonoidë që përmban
Sipas Shoqatës Amerikane të Avancimit Shkencor, pirja e kakaos së nxehtë ndihmon procesin e të menduarit.
Elementët flavonoidë në kakao, ndihmojnë qarkullimin e gjakut duke çuar më tepër oksigjen në tru. Dimentia (pakësimi i oksigjenit në tru) mund të kurohet me kakao të ngrohtë.
Në fakt duhet pasur parasysh diçka. Përzierjet komerciale të kakaos së nxehtë janë përbërje industriale sheqeri me shurup misri dhe vajra të ndryshëm bimorë.
Ato kanë pak ose aspak nga vetitë natyrore themelore të kakaos së nxehtë për të cilën ne po flasim.
Në fakt, e ligjshme ose jo, kafeja mbetet një substancë që krijon varësi dhe kjo duhet pranuar.
Çdo konsumues i rregullt i kafes që nuk mund të kalojë më tepër se dy ditë pa e pirë, me gjasa ka krijuar varësi ndaj saj.
Produktet e mësipërme janë zëvendësues idealë të kafeinës, por së pari, ka “një problem“ përpara se dikush të fillojë të përdorë ato, që është lënia e kafeja.
Gjerësisht, konsumatori kalon përmes tre fazave të lënies së saj. I pari është ndërgjegjësimi mbi varësinë ndaj saj, i dyti është motivimi dhe “momenti i impaktit“ për të bërë diçka që do ta dobësojë obsesionin ndaj saj duke i dhënë kohës kuptim dhe vlerë.
Hapi i tretë është ndjekja e planit konkret, të detajuar për lënien e rregullt e të kontrolluar të kafeinës.
Hapi tjetër? Fillimi i konsumit të shëndetshëm të produkteve të mësipërme!