Çfarë Ndodh me Trupin Nëse Përdorni Njëkohësisht Aspirinë dhe Ibuprofen

2.2k 0

Përzierja e disa ilaçeve të caktuara kundër dhimbjes nuk rekomandohet as nga mjekët dhe as nga ekspertët për shkak të efekteve anësore.

I tillë është rasti i ilaçeve kundër dhimbjes siç janë aspirina dhe ibuprofeni.

Sipas të gjitha të dhënave të AgroWeb.org këshilla më e përhapur e mjekëve është që këto dy ilaçe dhe të ngjashme me to të merren me alternime dhe jo në të njëjtën kohë.

Efektet Anësore Të Përzierjes Së Aspirinës Dhe Ibuprofenit

Aspirina dhe ibuprofeni janë ilaçe kundër dhimbjes së të njëjtit grup medikamentesh pa steroide dhe kundër inflamacionit.

Marrja e tyre në të njëjtën kohë dhe për të njëjtën arsye – pra, dhimbjen- rrit ndjeshëm rrezikun e efekteve anësore të secilës prej barnave.

Aspirina nga ana tjetër merret edhe nga njerëz që kanë probleme me zemrën.

Këta njerëz nuk duhet ta shoqërojnë aspirinën me ibuprofenin sepse ky i fundit ndikon në punën e aspirinës për shëndetin e zemrës.

Megjithatë, nëse njerëzit marrin aspirinë në doza të ulëta për parandalimin e atakut në zemër, ndonjëherë ata mund të marrin edhe ibuprofen kundër dhimbjeve të kokës ose atyre muskulare.

Cili Prej Jush Duhet Të Shmangë Ilaçet Kundër Inflamacionit

Njerëzit që janë alergjikë ndaj aspirinës dhe ibuprofenit duhet të qëndrojnë larg tyre.

Sipas të dhuenave Këto barna nuk u bëjnë mirë njerëzve që vuajnë nga azma, kanë luhatje të tensionit të gjakut, vuajnë nga veshkat ose mëlçia dhe janë shtatzënë.

Aspirina në veçanti nuk rekomandohet për fëmijët dhe të miturit nën moshën 16 vjeç.

Rradha E Marrjes Së Aspirinës Dhe Ibuprofenit

Shumë njerëz nuk i përziejnë ilaçet nga efektet anësore që ato kanë, ndërsa të tjerë preferojnë të marrin përsipër rrezikun.

Njerëzit që pijnë aspirinë për të mbrojtur zemrën mund të konsumojnë ibuprofen kundër dhimbjeve të paktën 8 orë përpara aspirinës ose 30 minuta pas marrjes së saj.

Efektet Anësore Të Kombinimit Të Aspirinës Me Ibuprofenin

Efektet anësore më të përhapura janë: problemet me tretjen, të vjella dhe fryrje në stomak.

Ju duhet të shkoni menjëherë tek mjeku nëse keni plasaritje të lëkurës, kollë, shtrëngim të fytit ose kraharorit, vështirësi në frymëmarrje dhe enjtje të muskujve të fytyrës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.