Cili është Ndryshimi Midis Goditjes dhe Drobitjes nga i Nxehti? – Parandalimi dhe Trajtimi i Tyre

1.6k 0

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, temperaturat mbi mesataren ose moti jashtëzakonisht i lagësht, vret çdo vit njerëz në të gjithë botën.

Prandaj është e rëndësishme të dini se si të shmangni sëmundjet e lidhura me nxehtësinë. 

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh rreth simptomave dhe trajtimeve, të goditjes dhe drobitjes nga nxehtësia.

Çfarë është goditja nga i nxehti?

Goditja nga i nxehti, që quhet edhe goditja nga dielli, është sëmundja më e rëndë e lidhur me nxehtësinë. 

Kjo ndodh kur temperatura e trupit shkon deri në 39 gradë celsius ose më lart, dhe konsiderohet si një urgjencë mjekësore kërcënuese për jetën.

Nëse nuk trajtohet menjëherë, goditja nga dielli mund të dëmtojë:

  • trurin dhe sistemin nervor
  • sistemin e qarkullimit të gjakut
  • mushkëritë
  • mëlçinë
  • veshkat
  • aparatin tretës
  • muskujt
  • Goditja nga i nxehti mund të fillojë me simptoma kërcënuese për jetën, të cilat mund të përkeqësohen me shpejtësi, duke përfshirë:
  • temperaturë e lartë
  • lëkurë e nxehtë dhe e thatë
  • rrahje të shpejta të zemrës
  • konfuzion
  • humbje të vetëdijes
  • koma deri në humbje jete

Çfarë është lodhja nga i nxehti?

Lodhja nga nxehtësia është një gjendje shëndetsore më pak e rrezikshme sesa goditja nga nxehtësia. 

Simptomat e lodhjes nga nxehtësia dhe goditja e nxehtësisë mund të zhvillohen menjëherë ose brenda disa ditëve. 

Lodhja nga i nxehti mund të çojë në:

  • ngërçe të muskujve
  • një puls të shpejtë ose të dobët
  • një ndjenjë e përgjithshme dobësie
  • të vjella
  • djersitje
  • lëkurë e ftohtë, e njomë
  • marramendje dhe nganjëherë gjendje të fikëti
  • urinë me ngjyrë të errët
  • dhimbje koke

Këto gjendje shëndetsore ndodhin tek ata që nuk mund të përshtaten mirë me temperaturat gjithnjë e më të nxehta. 

Të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike dhe foshnjat, shpesh preken nga këto dy gjendje shëndetsore, të cilat janë të zakonshme gjatë valëve ekstreme të nxehtësisë.

Faktorët e rrezikut

Faktorë të caktuar mund t’ju bëjnë më të prirur të përjetoni lodhje ose goditje nga nxehtësia. Ato janë:

  • mbipesha
  • sëmundjet ekzistuese
  • djegia nga dielli
  • ilaçe të caktuara për sëmundjet e zemrës ose presionin e lartë të gjakut, veçanërisht diuretikët
  • ndryshimet e papritura të temperaturës
  • qëndrimi jashtë në nxehtësi ekstreme, ose në ambiente të mbyllura pa ndonjë mënyrë për tu freskuar

Parandalimi

Për të parandaluar sëmundjet që lidhen me nxehtësinë, qëllimi është të mbani trupin të freskët. Këtë mund ta arrini duke:

  • qëndruar brenda në pjesën më të nxehtë të ditës, me ajër më të freskët
  • përpiquni të qëndroni në hije kur jeni jashtë
  • konsumoni 2-4 gota ujë çdo orë, kur jeni të ekspozuar ndaj temperaturave të larta
  • bëni pushime të shpeshta kur punoni ose stërviteni jashtë në ditët e nxehta
  • vishni rroba të gjera pambuku, me ngjyrë të hapur
  • përdorni ujë më të ftohtë kur bëni dush
  • mbani një kapelë për të mbrojtur fytyrën nga dielli
  • shmangni pijet që ju dehidratojnë, si ato me kafeinë ose alkool

Trajtimi

Nëse dyshoni se keni lodhje nga nxehtësia, duhet të ndërmerrni menjëherë hapa për tu qetësuar, të tilla si:

  • qëndroni në një vend ku ka hije
  • hiqni ndonjë veshje të tepërt
  • ndizni ventilatorin ose kondicionerin
  • freskohuni me ujë të ftohtë, vendosni peshqirë të lagur në trup ose akull
  • konsumoni lëngje dhe ujë

Njohja e simptomave të sipër përmendura, mund të parandalojë që gjendja të mos përkeqësohet.

Dhe nëse merrni trajtim e duhur në kohë, ju mund të shëroheni plotësisht nga sëmundjet e lidhura me nxehtësinë./AgroWeb.org