Djegia në Kraharor nga Urthi – Dallimi nga Shtrëngimet e Zemrës

3.7k 0

Urthi është një sëmundje që buron nga aciditeti i tepërt.

Ky problem provokon dhimbje dhe djegie në kraharor që shpesh tek personat e prekur nga urthi ngjan si një manifestim i një sëmundjeje të zemrës.

Në kohët e fundit, industria farmaceutike ka prodhuar një sërë ilaçesh të quajtura proton-pump inhibitor, të cilët mbajnë nën fre prodhimin e aciditetit në stomak.

Megjithatë, studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, nenvizon që ndikimi i ilaçeve të reja kundër urthit në shëndetin e zemrës është në varësi të disa faktorëve.

Këtu përfshihet edhe fakti nëse pacientët që vuajnë nga urthi, i kanë marrë ilaçet gabimisht duke ngatërruar dhimbjet e një sëmundjeje potenciale të zemrës me ato të urthit.

Nga ana tjetër, ekziston rreziku që njerëzit që kanë marrë medikamente të tilla, kanë qenë duke vuajtur nga sëmundje të tjera që mund të kenë rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Në vazhdën e këtyre sugjerimeve, sipas të dhënave të AgroWeb.org, shkencëtarët kanë disa këshilla.

Së pari, sipas tyre, faktet nuk janë të plota që ilaçet kundër urthit rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Së dyti, njerëzit nuk duhet të heqin dorë nga ilaçet kundër urthit vetëm për shkak të frikës për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Së treti, por jo për nga rëndësia, herë pas here njerëzit duhet të marrin një vlerësim të rregullt nga mjeku mbi ilaçet e përdorura.

Urth Apo Atak Në Zemër, Si Të Bëni Dallimin

Njerëzit nuk duhet të injorojnë mundësinë që dhimbja e kraharorit të jetë një tregues i një ataku në zemër dhe jo i urthit.

Simptomat e urthit mund të jenë të ngjashme me dhimbjen e një ataku në zemër ose qarkullimi të dobët të gjakut në zemër.

Simptomat  e problemeve me zemrën shfaqen kur përjetoni një shtrëngim në kraharor ndërsa djegia në kraharor është shenjë e urthit.

Por ndjesitë e djegies dhe të shtrëngimit shpesh ngatërrohen me njëra tjetrën.

Për pasojë, AgroWeb.org rekomandon që të shkoni tek mjeku sa herë të jeni të pasigurtë për domethënien e simptomave.

Sëmundjet e zemrës manifestohen me shtrëngim në kraharor, djersitje, zbehje, plogështi dhe të fikët./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.