Rasti i Djersës si Një Problem Shëndetësor – Disa Këshilla si ta Shmangni

2.9k 0

Një nga funksionet primare të djersës është të ulë temperaturën e trupit.

Në trupin e njeriut mund të numërohen nga 2 deri në 5 milion gjendra djerse të cilat janë të shpërndara kudo.

Pjesa më e madhe e këtyre gjendrave gjendet në shputën e këmbëve dhe në pjesën e shpinës.

Shpesh djersitja mund të kthehet në një makth të vërtetë duke ndikuar fort në paraqitjen e jashtme dhe vetë vlerësimin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për dëmet që shkakton në organizëm djersitja e tepërt.

Çfarë Është Hiperhidroza?

Hiperhidroza është termi që përshkruan djersitjen ekstreme dhe të pakontrollueshme.

Ajo pengon njeriun të kryejë aktivitetet normale të ditës .

Mjekët janë të mendimit se djersitja e tepërt shkaktohet nga sistemi hiperaktiv nervor i cili është përgjegjës për çlirimin e adrenalinës, ritmeve të zemrës, ngushtimit të enëve të gjakut dhe djersës.

Me fjalë të thjeshta, kjo simptomë shkaktohet nga një çrregullim i pashpjegueshëm në sistemin nervor.

Jeta e një njeriu të prekur nga hiperhidroza është shumë e vështirë.

Një person i tillë nuk mund të mbajë telefonin në duar për shkak të djersës,

Një person që vuan nga hiperhidroza është më i prirur ndaj infeksioneve në lëkurë.

Një person që vuan nga hiperhidroza pëson më shumë fraktura nga rrëzimet dhe rrëshqitjet.

Ky problem nxit ankthin dhe depresionin.

Hiperhidroza prej 4.8 përqind të popullësië dhe kryesisht grupmoshat nga 18-39 vjeç.

Në shumicën e rasteve, ajo shfaqet përpara moshës 10 vjeç.

Simptomat janë simetrike.

Njeriu mund të djersijë nga duart, këmbët, sqetullat, fytyra, koka e në zona të tjera të trupit.

AgroWeb.org ju sugjeron kurat e mëposhtme kundër djersitjes së tepërt në duar dhe këmbë.

 Uthulla e Mollës

Uthulla ka një efekt përtharës tek duart dhe këmbët.

Hidhni 4-5 lugë gjelle uthull molle në një enë me ujë të ngrohtë dhe fusni duart ose këmbët.

Mbajini aty për 15 deri në 30 minuta në ditë.

Çaji

Çaji largon bakteret dhe ngushton poret në mënyrë që ju të djersisni më pak.

Përdorni 3-4 bustina të çajit të zi dhe zhytini në ujë të nxehtë.

Kur uji të jetë ftohutr mjaftueshëm atëherë përdoreni për këmbët dhe duart.

Soda e Bukës

Soda e bukës ndihmon të ekuilibrojë pehashin e këmbëve dhe pëllëmbëve të duarve.

Ajo pakëson djersën dhe aromën e keqe të këmbëve.

Shkrini 4-5 lugë gjelle sodë buke në një legen të vogël me ujë të ngrohtë dhe më pas mbajini duart ose këmbët aty për 15 deri në 30 minuta.

Niseshteja e Misrit

Pudrosja e duarve ose këmbëve me niseshte misri ka efekt përtharës.

Përdoreni niseshtenë njësoj si pudrën.

 Këshilla Të Tjera

Leckat e lagura me përmbajtje alkolike mund të fshijnë djersën dhe ngushtojnë poret përkohësisht.

Kjo teknikë ju vjen në ndihmë në raste të veçanta në aktivitet kur duhet të takoni njerëz.

Çaji i sherebelës është i mirë kundër djersitjes së duarve sepse përmban acid tannik që ka aftësi shtrënguese.

Pini çaj sherebele dhe sa më shumë ujë që të ulni temperaturën e trupit dhe të ngadalësoni djersitjen./AgroWeb.org