Djersitja Gjatë Ngrënies – Çfarë po Përpiqet t’ju Tregojë Trupi?

2.4k 0

Ndërsa konsumoni një tas të ngrohtë me supë është normale të ndjeni disa rruaza të vogla djerse të rrjedhin nëpër ballë.

Por krahas shkaqeve që mund të konsiderohen normale ka edhe disa shkaqe se përse djersini gjatë ngrënies, të cilat mund të fshehin një problem shëndetsor me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Është për shkak të një ushqimi specifik

Sipas ekspertëve ekzistojnë ushqime specifike që nxisin djersitjen, të tilla si kafeja, çokollata, ushqimet pikante ose të tharta, ushqimet e nxehta, alkooli dhe disa ëmbëlsira.

Nëse vëreni se një ushqim i caktuar e bën këtë, këshilla më e thjeshtë për të shmangur djersitjen është të mos e konsumoni atë ushqim.

Keni sindromën Frey

Kjo është një sindromë e rrallë që ndodh pas një traume në zonën e fytyrës rreth gjëndrave parotide, gjëndrat e pështymës poshtë veshëve tuaj.

Meqenëse gjëndrat e pështymës stimulohen kur konsumoni diçka, ato gabimisht nxisin edhe gjëndrat e djersës.

Keni dëmtim nervor nga diabeti

Njerëzit që kanë neuropati nga diabeti, mund të djersiten në ballë, fytyrë, skalp dhe qafë pas përtypjes së ushqimit.

Ju keni zjarminë e natës

Ky është një riaktivizim i virusit varicella-zoster, ai që shkakton linë e dhenve.

Mund të shkaktojë një skuqje mjaft të dhimbshme dhe nëse kjo skuqje është në fytyrën tuaj, atëherë nervat mund të dëmtohen, duke çuar në djersitje.

Kjo njihet si hiperhidroza dytësore dhe me shumë mundësi ju do të djersitni në të dy anët e fytyrës, si dhe në qafë dhe gjoks.

Ju mund ta keni këtë përgjigje kur hani apo edhe thjesht mendoni për ushqimin.

Është një simptomë e sëmundjes së Parkinsonit

Ky është një çrregullim progresiv i trurit që shkakton dridhje, e bën të vështirë ecjen dhe ndikon në ekuilibrin.

 Si çrregullimet e trurit ashtu edhe ato nervore janë të lidhura me gjendjet e djersitjes.

Në këtë rast ju duhet të këshilloheni dhe të trajtoheni nga mjeku juaj.