Pse Drithërat e Plota Janë të Shkëlqyera për Parandalimin e Diabetit

2.3k 0

Një studim shkencor i kohëve të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org sugjeron se njerëzit që hanë më shumë drithëra të plota çdo ditë janë më pak të rrezikuar nga diabeti i tipit 2.

Për disa vite me rradhë, shkencëtarët e Universitetit Chalmers në Gothenburg analizuan të dhënat e 55 mijë njerëzve për të kuptuar ndikimin e drithërave të plota tek kjo sëmundje.

Drithërat E Plota Janë Të Shkëlqyera Për Shëndetin

Shkencëtarët arritën në konkluzionin se ngrënia e çdo lloj drithi në ditë e mban larg sëmundjen e diabetit të tipit 2.

Megjithatë sipas tyre njerëzit që konsumojnë të paktën 50 gramë drithëra të plota në ditë janë ndjeshëm më pak të rrezikuar.

Këtu përfshihet edhe një racion me tërshërë ose një fetë bukë me drithëra të plota.

Rreziku i shfaqjes së diabetit është 22 përqind më i ulët tek gratë.

Ai është 34 përqind më i ulët tek meshkujt që hanë drithëra të plotë çdo ditë.

Në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur me diabet.

Më Shumë Drithëra, Më Pak Miell Të Bardhë

Rezultatet e këtij studimi interesant, nënvizojnë këshillat e përsëritura të shkencëtarëve për parandalimin e diabetit.

Ato rekomandojnë heqjen dorë nga produktet e brumit me miell të bardhë dhe zgjedhjen e ushqimeve me drithëra të plota.

Sipas tyre, mielli i bardhë ka ndikime negative në shëndet dhe nxit shfaqjen e disa sëmundjeve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, drithërat e plota nga ana tjetër, jo vetëm që parandalojnë diabetin e tipit dy, por kanë edhe ndikime të tjera pozitive në shëndet.

Në mesin e ndryshimeve të nevojshme për shmangien e diabetit, ekspertët kërkojnë shmangien e mishit të kuq.

Sipas tyre, mishi i kuq rrit rrezikun e shfaqjes së diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Ka njerëz që i shmangin drithërat me idenë se ato janë shumë të pasura me karbohidrate.

Por ekspertët thonë se drithërat e plota janë ideale për organizmin./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.