Efektet negative në shëndet që shkakton frymëmarrja me anë të gojës – Si ta hiqni këtë zakon

2.7k 0

Frymëmarrja me hundë është mënyra natyrale e trupit për të siguruar që të marrim oksigjenin që na nevojitet.

Ndërsa thithja e ajrit përmes gojës, mund të krijojë shqetësime të vogla dhe gjithashtu të krijojë terrenin e duhur edhe për rreziqe serioze shëndetësore.

Në këtë artikull AgroWeb.org iu njeh me arsyet se përse kjo ndodh, anët negative dhe si ta hiqni këtë zakon.

Arsyet e zakonshme

Njerëzit priren të marrin frymë përmes gojës nëse kanë një problem që e bën të vështirë frymëmarrjen përmes hundës. I tillë mund të jetë bllokimi i hundës nga një ftohje, një infeksion i sinusit ose alergjia sezonale.

Një shkak tjetër i zakonshëm devijimet strukturore në hundë që pengojnë frymëmarrjen, por edhe “mishi i huaj”, një masë që rritet në zgavrën e hundës dhe krijon shqetësim.

Efektet negative në shëndet

Frymëmarrja me gojë hapur në fakt mund të jetë e keqe për shëndetin tuaj për këto arsye:

Mund të çojë në tharje të gojës

Mbajtja e gojës hapur për një kohë të gjatë, bën që pështyma juaj, e cila normalisht mban indet e gojës të hidratuara, të avullojë dhe si pasojë goja të thahet.

Fryma juaj mund të mbajë aromë të keqe

Kur goja thahet, bakteret e këqija fillojnë të shumohen, gjë që mund ta bëjnë frymëmën tuaj të vijë aromë të keqe.

Rrezikoni prishjen e dhëmbëve

Pështyma mbron dhëmbët tuaj, dhe kur goja është e thatë, kjo mbrojtje ulet dhe mundësia për kavitete rritet.

Rezikoheni ndaj infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes

Ajri që kalon nëpër rrugët e frymëmarrjes përmes gojës ka tendencë të jetë më i ftohtë, më i thatë dhe më pak i filtruar se ajri që hyn përmes hundës.

Kjo mund të thajë dhe irritojë rrugët e frymëmarrjes, duke i bërë ato më të ndjeshme ndaj infeksionit.

Rrit rrezikun tuaj për apnea të gjumit

Frymëmarrja nga goja mund të bëjë që fyti dhe muskujt përreth të dobësohen me kalimin e kohës. Ky dobësim mund të çojë në gërhitje ose apnea të gjumit.

Nëse nuk trajtohet, kjo mund të çojë në probleme duke përfshirë lodhjen gjatë ditës, presionin e lartë të gjakut, problemet e zemrës dhe diabetin e tipit 2.

Pse është më mirë të marrësh frymë përmes hundës?

Deri tani, me siguri keni arritur në përfundimin se hunda është mënyra më e mirë për thithjen e ajrit sesa goja.

Kjo sepse hunda është krijuar për të kryer më së miri këtë funksion.

Hunda luan një rol të rëndësishëm në lagështimin dhe ngrohjen e ajrit që thithim, si dhe në filtrimin e pluhurit dhe alergjenëve.

Edhe pse frymëmarrja me gojë ju lejon të merrni më shumë ajër, gjë që mund të jetë e dobishme në disa raste, kushti i vetëm është që ta bëni këtë vetëm për periudha të shkurtra.

Si të ndaloni frymëmarrjen përmes gojës

Hapi i parë është të këshilloheni me një mjek për të kuptuar se cili mund të jetë shkaku.

Nëse problemi është alergjia e pa trajtuar, mjekimi dhe metodat natyrale për të frenuar mbingarkesën me sekrecione, mund të ndihmojnë.

‌Nëse mjeku juaj dyshon se shkaku është një problem strukturor, ai do ju ndihmojnë ta trajtoni atë. /AgroWeb.org