Fillimi i vitit të ri shkollor nxjerr në pah problemet që u kemi shkaktuar fëmijëve duke i lënë me kohë të zgjatur në telefon Ipad apo para kompjuterit. Afro 60 % e fëmijëve që kanë bërë vizita të syve kanë rezultuar me probleme me shikimin.
“Nëse kam bërë 15 vizita, 60% e tyre kanë vendosur syze”– tha mjekja okuliste Suzana Zhuka.
Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë kërkon dhe një kontroll të syve tek okulisti, qe shume fëmijë për neglizhencë të prindit e kanë për herë të parë vizitën, ndonëse kontrolli i syve duhet bërë çdo gjashtë muaj.
Mjekja okuliste thotë se është një luftë e madhe që duhet bërë për të shmangur përdorimin e telefonit nga fëmijët e vegjël, pasi po i dëmtojmë vetë në këmbim të qetësisë që ofron për pjesëtarët e tjerë të familjes kur fëmijët përhumben në telefon.
Nuk është asnjëherë vonë për të filluar me reduktimin e kohës së fëmijës përpara ekraneve. Edhe pse jetojmë në kohën e teknologjisë gabimi duhet ndrequr në fillim nga prindi.
Vendosja e syzeve rikthen shikimin 100% tek fëmijet e e vegjël, por ato duhen monitoruar çdo 4 muaj. Ndërsa për fëmije të shëndetshëm kontrolli i syve duhet bërë çdo 6 muaj.
Burimi: Top Channel