Gromësima – Çfarë e Shkakton dhe Ushqimet që e Ndalojnë

3.4k 0

Gromësima është një fenomen i zakonshëm që i prek tek të gjithë, një fenomen që krahas sikletit që të shkakton përballë të tjerëve është gjithashtu edhe shenjë e infeksionit gastrit.

Gromësima është procesi i nxjerrjes së gazit përmes aparatit tretës nga goja.

Shkaktohet nga një sërë faktorësh dhe ka të bëjë kryesisht me procesin e tretjes. Në shumicën e rasteve ka të bëjë me mënyrën e të ushqyerit.

Gromësima shkaktohet kryesisht në momentet kur ha shumë dhe qendron ulur palëvizur për një kohë të gjatë, kur ha ushqime pikante, ushqime të shpejta.

Ajo shkaktohet kur konsumon shumë alkol, pije të gazuara, kur pi duhan, kur merr ilaçe dhe antibiotik, kur keni probleme me stomakun, kur hani shumë shpejt apo kur hani ndërkohë që emocionalisht jeni të mërzitur.

AgroWeb.org liston më poshtë disa metoda natyrale që ndalojnë gromësimën si dhe përmirësojnë shëndetin e stomakut.

Metodat Natyrale Kundër Gromësimës Përmes Ushqimeve

Xhenxhefili   

Xhenxhefili është një ndër kurat më popullore që përdoret në shtëpi për të parandaluar gazrat.

Vetitë e tij janë të jashtëzakonshme përsa i përket çlirimit dhe rigjenerimit të muskujve, të cilat parandalojnë gromësitjen ashtu si edhe të vjellat.

Xhenxhefili ndihmon tretjen, qetëson stomakun dhe çliron trupin nga dhimbjet abdominale (dimbjet e barkut) në pak minuta.

Mënyra më e mirë për të konsumuar xhenxhefilit është në formën e çajit. Zieni një lugë gjelle me xhenxhefil pluhur apo 2-3 feta xhenxhefili në një ibrik me një filxhan e gjysmë çaji me ujë.

Ziejeni për 8-10 minuta, ëmbëlsojeni me pak mjaltë, shtojini disa pika limoni dhe pijeni.

Mund ta konsumoni çdo ditë. Vlerat shëndetësore që do përfitoni janë të pafundme.

Hudhra

Shtypni 2-3 thelpinj hudhrash, hidhini në një një gotë të mbushur gjysmë me ujë të vakët. Gjithashtu përdoreni më shpesh hudhrën në gatimet tuaja të përditshme.

Uthulla e Mollës

Shtoni një lugë çaji me uthull molle në një gotë me ujë, shtoni një lugë çaji me mjaltë, përzieni mirë dhe pijeni para vakteve. Mund ta përdorni dy herë në ditë.

Kosi  

Probiotikët tek kosi dhe bakteret e mira të cilat ndikojnë në tretjen e mirë, përmirësojnë gjithashtu githë shëndetin. Ato lëshojnë baktere të mira në organizëm.

Konsumoni kos të paktën një herë në ditë. Jo vetëm është një ushqim i lehtë për stomakun por ndihmon gjithashtu në shëndetin e tij./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.