Hipotiroidizmi – Shenjat Dalluese dhe Ushqimet më të Mira që ju Duhen

4.2k 0

Hipotiroidizmi është një sëmundje që ka të bëjë me prodhimin e pakët dhe të pamjaftueshëm të hormoneve nga ana e tiroides.

Hormonet e çliruara prej saj prekin çdo cep të organizmit.

Këtu përfshihet zemra, truri, muskujt dhe lëkura.

Tiroidja ka nën kontroll metabolizmin, që ndikon temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe rregullon djegien e kalorive.

Nëse tiroidja nuk prodhon hormone të mjaftueshme, trupi prodhon më pak energji dhe shton në peshë.

Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë kontrolloni tiroiden.

Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta tek femrat, rrahje të ngadalëta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për trajtimet më të mira natyrale kundër kësaj sëmundjeje.

Regjim I Balancuar Ushqimor

Personat që vuajnë nga hipotiroidizmi nuk mund t’i nënshtrohen një regjimi specifik ushqimor, megjithatë ata duhet të sigurohen që ky regjim të jetë i ekuilibruar.

Mjekët sugjerojnë se ngrënia e tepërt e një ushqimi të caktuar dëmton organizmin.

Rrjedhimisht, ata sugjerojnë një përzierje të pasur frutash dhe perimesh.

Ushqimet Që Duhen Shmangur

Kafeja dhe soja janë dy produkte që pakësojnë aftësinë e organizmit për të shfrytëzuar medikamentet që ndikojnë tek hormonet.

Ushqimet si brokoli dhe spinaqi duhen konsumuar me kujdes dhe jo shumë sepse janë të pasura me jod.

Yndyrna Të Shëndetshme

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mungesa e yndyrnave të shëndetshme shkakton prishje të ekuilibrave hormonalë.

Yndyrnat e shëndetshme përbëjnë thelbin e shumicës së hormoneve.

Ato gjenden tek avokado, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit, farat e linit, peshku, kosi, djathi dhe arrat.

Gluteni

Pacientët që vuajnë nga hipotiroidja duhet të shmangin ushqimet e pasura me gluten sepse nxisin sistemin imunitar të sulmojë tiroiden.

Buka, makaronat, erëzat, gruri dhe elbi janë disa prej shembujve të ushqimeve të pasura me gluten që duhen shmangur./Agroweb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.