Insulina në Formë Tablete – Çfarë Duhet të Dini Rreth Ilaçit që Mund të Zëvendësojë Injeksionet

1.6k 0

Diabeti i tipit 2 nuk është i pranishëm që në lindje, por shfaqet gjatë jetës.

Edhe pse jo të gjithë diabetikët kanë nevojë për insulinë për të rregulluar sheqerin në gjak, shumica e dinë rëndësinë e injeksioneve të përditshme.

Rutina e marrjes së insulinës me anë të injeksionit, mund të jetë sfilitëse për shumë pacientë.

Ndaj edhe studiuesit ndërmorën hapa për të parë nëse mundeshin të zëvendësonin injesionet e insulinës me tableta orale.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me gjetjet e studimit në të cilin bazohet ky artikull.

Rezultatet e studimit

Studiuesit Kanadezë që zhivlluan studimin në të cilin AgroWeb.org mbështetet, kanë krijuar një pilulë të re insuline.

Pilula nuk duhet gëlltitur, por duhet të qëndrojë midis faqes dhe mishit të dhëmbëve.

Sepse sdryshe nga pilulat që shkrihen në stomak dhe nuk janë shumë efektive, pilula përthithet më mirë përmes membranës së hollë të lëkurës tuaj.

Studiuesit shprehen se këto rezultate emocionuese tregojnë se ne janë në rrugën e duhur në zhvillimin e një mënyre të re të marrjes së insulinës, pa qenë nevoja që ajo të injektohet para çdo vakti.

Kjo mund të përmirësojë cilësinë e jetës, si dhe shëndetin mendor, të pacientëve me diabet.

Edhe pse kërkimet nuk janë testuar ende tek njerëzit, rezultatet e deri tanishme duken premtuese.

Të jesh në gjendje të luftosh ashpërsinë e diabetit pa pasur nevojë për injeksione të përditshme mund të ndryshojë jetën e shumë njerëzve.

Shenjat e diabetit

Sipas AgroWeb.org shenjat më të zakonshme të diabetit të tipit 2 mund të përfshijnë:

  • Infeksionet e shpeshta
  • Ndjeheni më të etur se zakonisht
  • Nevoja për urinim të shpeshtë
  • Ndiheni më të uritur se zakonisht
  • Ndiheni vazhdimisht të lodhur
  • Humbje e pashpjegueshme e peshës
  • Mpirje në duart ose këmbë
  • Lëkurë e errët nën sqetull dhe rreth qafës
  • Shikim i turbullt
  • Plagët kërkojnë një kohë të gjatë për t’u shëruar

Flisni me mjekun tuaj nëse mendoni se mund të keni diabet.

Nëse e evidentoni herët, mund të jeni në gjendje t’i ndryshoni simptomat duke ndryshuar disa gjëra në stilin e jetesës. /AgroWeb.org