Byrek me Presh dhe Spinaq – Për më Shumë Shije

1.6k 0

Byreku i shijshëm tani mund të ketë kohën e artë të shijimit të tij pasi temperaturat po ulen.

Për më shumë shije AgroWeb.org ju sugjeron një kombinim interesant i cili do t’i pëlqejë të gjithë familjarëve tuaj.

Ndiqni këshillat e mëposhtme dhe shijojeni që sot këtë byrek të mbushur me spinaq dhe presh.

Përbërësit për petët:

  • 500 gr miell
  • 2 lugë vaj
  • 2 lugë uthull
  • kripë
  • Përbërësit për  mbushjen:
  • 500 gr spinaq
  • 4 presh, vetëm gjethet
  • 200 gr gjizë
  • 1 vezë
  • 4 lugë vaj

Përgatitja:

Si fillim në një tavë zini brumin e byrekut duke përzier miellin me vajin, uthullën dhe pak kripë.

Brumin lëreni të pushojë pak pasi ta keni ndarë në 10 pjesë. AgroWeb.org ju këshillon që t’i mbuloni me pecetë në mënyrë që të mos thahen dhe forcohen.

Ndërkohë përgatisni mbushjen duke pastruar si fillim preshin dhe spinaqin me ujë të bollshëm.

Spinaqin priteni sa më imët e ndërsa preshin në feta të holla dhe hidheni në një tas.

Spërkateni me kripë  dhe shtypeni me duar derisa të ndjeni që janë zbutur.

Më pas kalojeni spinaqin dhe preshin e shtypur në një enë tjetër në mënyrë që të mos ketë ujë të tepërt.

Aty bashkoni gjizën, vezën dhe vajin dhe përzieni të gjithë përbërësit sat ë krijoni një masë të njëtrajtshme.

Lëreni mbushjen në frigorifer ndërsa hapni petët e byrekut.

Krijoni 5 peta të vogla dhe më pas bashkojini duke spërkatur secilën me pak vaj dhe hapeni në madhësinë e tavës.

Shtrojeni atë në tavën e lyer me vaj dhe hidhni aty mbushjen duke e përhapur në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë sipërfaqen e petës.

Përsërisni hapat edhe për petën e dtë dhe mbuloni mbushjen duke treguar kujdes që ajo të mos derdhet gjatë pjekjes.

Spërkateni byrekun me vaj dhe piqeni  në furrë të ngrohur me 200 gradë për 40 minuta.

Pasi të jetë pjekur mjafton që ta lini të ftohet pak e më pas ta shërbeni./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.