Kafeja dhe Çaji Për Shëndetin e Zemrës, Mëlçisë, Trurit – Mësoni Sasinë e Duhur për Organizmin

4.2k 0

Përveç ujit, kafeja dhe çaji janë pijet më të pëlqyera dhe të përdorura nga të gjithë konsumatorët.

Të dy këto produkte janë shoqëruese të mira të shoqërisë, por përbërësit e tyre kanë edhe shumë vlera për shëndetin. Gjatë stinës së verës ka shumë persona që i preferojnë të ftohtë, ndërsa të mirat i marrin njëlloj.

Përveç shijes që këto dy pije kanë, ato punojnë dhe si mbrojtëse të mirëfillta të organizmit tonë. AgroWeb.org ju fton në një lexim me vlerë mbi vetitë pro shëndetit të 3 kafeve ose 3 çajrave në ditë.

Nuk bën diferencë nëse kafeja është ekspres apo e llojeve të tjera dhe e njëjta vlen edhe për çajin.

Kjo është edhe sasia më e duhur me konsumin e të cilave përfitoni si më poshtë:

Sëmundjet e zemrës

Deri pak kohë parë, mendohej se personat që vuanin nga sëmundjet e zemrës nuk duhet të konsumonin kafenë, pasi i përkeqësonte gjendjen.

Por në studime serioze mjekësore të viteve të fundit të konsultuara nga AgroWeb.org, rezulton se personat që pinin deri në 3 filxhanë me kafe në ditë, parandalonin krijimin e kalcifikimit të enëve të gjakut.

E njëjta vlen edhe për 3 filxhanë çaji me kafeinë, qoftë ky i ngrohtë ose i ftohtë.

Ishemia

Ky komplikim ndodh kur një pjesë e trurit nuk arrin të furnizohet me gjak dhe konsumimi i sasisë me kafe apo çaj ul mundësitë që kjo të ndodhë.

Të dhënat tregojnë se kafeja ul inflamacionin dhe kontrollon nivelin e sheqerit në gjak. Ndërsa nëse pini çaj të zi, ju mbani nën kontroll presionin e gjakut, duke parandaluar kështu isheminë.

Diabeti

Si çaji ashtu dhe kafeja lidhen me uljen e rrezikshmërisë së shfaqjes së kësaj sëmundje. Më e mira është që të dyja pijet, të konsumohen pa ëmbëlsues.

Kafeja përmban disa antioksidantë që e mbajnë nivelin e sheqerit në trup në ekuilibër dhe të qëndrueshëm.

Ndërsa antioksidantët që ndodhen tek çaji ndihmojnë trupin të shpërbëjë sheqerin që përthithet nga ushqimet dhe pijet e ndryshme.

Mëlçia

Ky është një tjetër organ që përfiton nga konsumimi i një filxhani me kafe apo çaj.

Nëse pini 3 filxhanë në ditë, AgroWeb.org ju tregon se ju ulni rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë si cirroza apo dhe rasteve të tjera të rënda.

Gurët në tëmth

Këto ngurtësime të kolesterolit dhe substancave që formohen në tëmth, ndikojnë në mosfunksionimin e mirë të tij.

Si pasojë personat që vuajnë nga gurët në tëmth kanë dhimbje të forta dhe një tretje të përkeqësuar.

Kafeja dhe çaji ndihmon në furnizimin me lëngje të tëmthit duke mos lejuar kristalizimin e kolesterolit.

Parkinsoni dhe Alzheimer

Kafeja dhe çaji mbrojnë trurin nga kjo sëmundje që sulmon qelizat nervore dhe vështirëson lëvizjen.

Disa studime ku bazohet dhe AgroWeb.org, tregojnë se kafeina mund të lehtësojë simptomat e Parkinsonit, ndërsa disa të tjera sugjerojnë që konsumimi i tyre e mbron trurin duke parandaluar dëmtimin e nervave.

Sëmundjet tumorale

Kafeja dhe çaji jeshil mund të ndihmojnë të parandalojnë formimin e masave tumoriale në gjinj dhe në prostatë.

Ndërkohë që llojet e tjera të çajrave parandalojnë formimin e tumoreve në stomak dhe në mitër.

Ekspertët, që u referohet dhe AgroWeb.org, mendojnë që antioksidantët që gjenden tek çaji, veçanërisht polifenolët, kanë rolin më të madh.

Mos e teproni

Pavarësisht vlerave për një organizëm të shëndetshëm, nëse e teproni me konsumimin e kafesë dhe çajit mbi sasinë e këshilluar, do të rrisni përqendrimin e kafeinës në organizmin tuaj./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.