Kolesteroli Shumë i Ulët në Gjak – Rastet kur Është Shqetësues

10.7k 0

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë.

Kolesteroli i lartë është një problem që prek një numër shumë të madh njerëzish dhe futet tek sëmundjet me rrezik.

Kjo sëmundje zakonisht zhvillohet nga stili jo i shëndetëshëm i jetesës dhe ushqimet me yndyrna të këqija.

Kujdesi për t’a mbajtur larg shpeshherë i çon njerëzit në evitimin total të yndrynave të çdo lloji.

Megjithëse kjo masë është e nevojshme deri diku, ajo çfarë nuk theksohet është balanca që trupi duhet të ketë edhe me yndyrën.

Kolesteroli ndahet në dy kategori, kolesteroli i mirë që ndihmon për kocka të shëndetëshme dhe ai i keqi që shkakton probleme kardiovaskulare.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të flasim për kolesterolin e mirë, sa i rëndësishëm është për trupin dhe çfarë mund të bëni për t’a mbajtur në nivelet e duhura.

Çfarë është kolesteroli i mirë

Përtej sëmundjes që shkakton porbleme kardiovaksulare, kolesteroli është një substancë që i nevojitet trupit.

I nevojshëm për një shumësi proçesesh, kjo yndyrë e mirë luan rol kryesor në prodhimin ose jo të disa hormoneve.

Ndihmon në prodhimin e mirë të vitaminës D, e cila formon kalciumin e për rrjedhojë përfitohen edhe kocka më të forta.

Kjo lipoproteinë qarkullon në trup në formën e molekulave të vogla të pasura me proteinë, të cilat ndihmojnë funksionimin e mëlçisë dhe tretjen e mirë.

Shumë i rëndësishëm për trupin, kolesteroli i mirë (HDL) mund të gjendet në disa ushqime, kryesisht tek mishi dhe bulmeti.

Mungesa e tij mund të shkaktojë një sërë problemesh serioze në organizëm të cilat AgroWeb.org ua liston mëposhtë.

Rreziqet per organizmin

Megjithëse kolesteroli i ulët është më mirë se ai i larti edhe ky lloj nuk është fare i pa dëmshëm për trupin.

Kolesteroli i ulët mund të kthehet në shqetësim nëse nivelet e tij bien papritur dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Ndonëse shkaqet janë ende të paqarta për ekspertët, ata evidentojnë një sërë sëmundjesh që kjo gjendje mund t’i shkaktojë organizmit.

Sipas mjekëve efektet e kolesterolit shumë të ulët nisin që nga shëndeti mendor e deri në organe të trupit.

Duke qënë i rëndësishëm në prodhimin e vitaminës D, mungesa e saj mund të shkaktojë probleme që prekin trurin ku përfshihen sëmundje si depresioni apo ankthi.

Një studim i vitit 2012 nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë gjeti një lidhje mes kolesterolit shumë të ulët dhe zhvillimit të qelizave tumoriale në trup.

I njëjti proçes që shkakton uljet e papritura të yndyrës në gjak, mund të rrisë zhvillimin e qelizave të këqija.

Për gratë shtatëzanë kjo gjendje mund të kthehet në një problem shumë të madh për zhvillimin e shëndetëshëm të fetusit ndaj këshillimi me mjekun është gjithnjë i nevojshëm.

Simptomat e kolesterolit të ulët

Nëse kolesteroli i lartë si simptoma ka djegien e stomakut, atakun në zemër apo isheminë, ai i ulëti mund të shkaktojë një sërë efektesh paralajmëruese për trupin.

Një ndër to është depresioni apo ankthi i vazhdueshëm i cili mund të shfaqet në një sërë formash.

Ndiheni nervozë gjatë gjithë kohës

Ndiheni konfuzë

Keni vështirësi në përqëndrim dhe marrjen e vendimeve

Jeni gjithnjë në ankth dhe të paduruar

Ndryshime në oraret e gjumit apo të të ngrënës

Nëse ndjeni disa apo të gjitha nga simptomat e mësipërme për javë me rradhë atëherë bëni një analizë gjaku dhe konsultohuni me një mjek.

Nivelet normale të kolesterolit në trup duhe të jenë mes 70-100 mg/dl në mënyrë që të evitohen problemet që shkakton mungesa e tij.

Si ta trajtoni

Përtej vizitave dhe kontrolleve të vazhdueshme tek mjeku dhe ndjekja me përpikmëri e këshillave të tij, për kolesterolin e ulët mund të bëni ndryshim duke nisur nga dieta juaj e përditshme.

Konsumoni shumë ushqime të cilat përmbajnë yndyrna të shëndetëshme siç janë;

  • Peshku (salmon ose ton)
  • Ullinjtë
  • Vaji i ullirit
  • Arrorët
  • Vezët
  • Bulmeti
  • Çokollata e zezë
  • Kosi me yndyrë
  • Vaji i kokosit

Për t’a parandaluar këtë gjendje të trupit mundohuni të keni një dietë të pasur me fibra, por gjithashtu edhe yndyrna të shëndetëshme.

Bëni aktivitet fizik dhe jini gjithnjë të vëmendëshëm ndaj simptomave paralajmëruese që trupi jep.

Këshillohuni me mjekun gjithnjë në kohë dhe kryeni analiza gjaku në mënyrë të vazhdueshme./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.