Njerëzit që kanë nivele të larta të hekurit në organizëm janë më të rrezikuar nga disa goditje ishemike.
Ky është rezultati i një studimi nga Imperial College London, të cilit i referohet AgroWeb.org.
Shkencëtarët analizuan të dhënat shëndetësore të 48,000 njerëzve dhe zbuluan se sasitë e larta të hekurit kishin lidhje të fortë me rrezikun në rritje të hemoragjive cerebrale dhe goditjeve kardioembolike.
Këto goditje ishemike zakonisht shkaktohen kur qarkullimi i gjakut nga zemra tek truri bllokohet duke vështirësuar edhe furnizimin me oksigjen.
Këto bllokime kanë lidhje me disa probleme me zemrën, përfshirë rrahjet e çrregullta të saj.
Deri përpara publikimit të këtij studimi, shkencëtarët besonin se nivelet e larta të hekurit luanin një rol mbrojtës kundër ishemisë.
Ky zbulim ka nxjerrë në pah mënyrën se si hekuri rrit rrezikun e këtyre problemeve të rënda.
Të dhënat e Organizatës Botërore Të Shëndetësisë tregojnë se 15 milionë njerëz në botë pësojnë një hemoragji cerebrale çdo vit.
Statistikat tregojnë se 5 milionë prej tyre vdesin nga ky problem, dhe 5 milionë të tjerë pësojnë kufizim të aftësive fizike dhe mendore për gjithë jetën.
Shenjat dalluese
Shenjat dalluese të hekurit të tepërt mund t’ju ndihmojnë, por AgroWeb.org sugjeron se analiza e gjakut është ajo që ju jep përgjigjen e saktë.
Gjithsesi, duhet të tregoni kujdes nëse vëreni shenjat e mëposhtme:
Dhimbje barku
Nivele të larta të sheqerit në gjak
Hipotiroidizëm, pra ulje të funksionit të tiroides
Errësim të ngjyrës së lëkurës
Lodhje e tepërt
Rënie peshe
Çrregullim të ciklit te femrat
Problemet E Tjera Shëndetësore Që Shkakton Hekuri I Tepërt
Hekuri është një ushqyes thelbësor për organizmin.
Ai është i domosdoshëm për shumë procese biologjike përfshirë edhe transportin e oksigjenit.
Nëse njeriu ka një sasi të madhe hekuri në organizëm, atëherë ai do të përballet me një sërë problemesh.
Këtu përfshihen:
Lodhja kronike,
Dhimbjet e kyçeve,
Sëmundjet e mëlçisë,
Rrahje të çrregullta të zemrës
Hekuri i tepërt ruhet në organe, veçanërisht në mëlçi, zemër dhe pankreas.
Ka raste që nivelet e larta të hekurit janë edhe të trashëgueshme, por ato janë të rralla.
Teprica e hekurit vërehet kryesisht tek njerëzit që kanë një sistem tretës të predispozuar të përthithë më shumë hekur.
Trupi nuk e ka të lehtë të eliminojë sasinë e tepërt të hekurt dhe mënyra më efikase është eliminimin i tij nëpërmjet gjakut./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.