Kur Skadon Pasta e Dhëmbëve? Faktet që Duhet t’i Dini

925 0

Kur bëhet fjalë për të kontrolluar datat e skadencës, ka më tepër të ngjarë të kontrolloni vetëm artikujt ushqimorë si qumështi ose vezët. Por a e dini se edhe pasta e dhëmbëve ka një datë skadence?

Qëllimi i përdorimit të pastës së dhëmbëve është të mbani dhëmbët tuaj të shëndetshëm dhe të parandaloni dëmtimin e tyre.

Tani ju mund të pyesni veten se çfarë ndodh nëse i lani dhëmbët me një pastë të skaduar. Ndaj edhe AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përgjigjen e saj.

A skadon pasta e dhëmbëve?

Po, pasta e dhëmbëve mund të skadojë për shkak të disa përbërësve aktivë si fluori, një mineral natyral që është jashtëzakonisht i rëndësishëm në parandalimin e kaviteteve.

Duhet të dini se pasta e dhëmbëve zakonisht ka një jetëgjatësi dyvjeçare, të cilën mund ta gjeni të stampuar në paketim ose tub.

A është i sigurtë përdorimi i pastës së skaduar? Nëse po, cilat janë rreziqet?

Ju vë në një rrezik më të madh për kavitete

Pasi pasta kalon datën e skadencës, fluori fillon dhe humbet aftëstë e tij. Kështu dhëmbët tuaj nuk do të kenë mbrojtjen që i nevojitet dhe dalëngadalë do të fillojë të prishen.

Pasta mund të mbajë mikroorganizma

Pas skadimit të pastës së dhëmbëve, në të mund të fillojë të rriten kërpudha dhe baktere. Dhe futja e tyre gojë mund të prishë florën tuaj orale, duke çuar në rritjen e rrezikun e infeksionit të mishrave të dhëmbëve.

Mund të mos ju japë ndjesinë e freskisë në gojë

Shumica e njerëzve e duan ndjesinë e freskët që vjen nga larja e dhëmbëve. Fatkeqësisht, një pastë e skaduar mund të mos jua japë këtë.

A mund ta përdorni në raste urgjente?

Kjo sigurisht që nuk është zgjedhja ideale, por nuk është gjithashtu as mundësia më e keqe.

Edhe pse ju mund të vazhdoni ta përdorni për disa ditë ose javë pas skadimit pa pasur ndonjë efekt negativ të menjëhershëm, kjo nuk është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.

Besojeni apo jo, është më mirë t’i lani vetëm me ujë derisa të blini një të re. /AgroWeb.org