Lëngu i Limonit – Kur Nuk Duhet ta Teproni me Dozën

1.9k 0

Nëse ekziston një frut sublim që nuk del asnjëherë nga moda, ai është padyshim limoni.

Por vlerat shëndetësore që ofron limoni nuk kanë të bëjnë me modën.

Kjo agrume është një aleate e rëndësishme e organizmit të njeriut për shkak të thesarit të pasur në vitamina e minerale.

Një nga mënyrat më të shëndetshme për të marrë këto përfitime është të pini lëngun e limonit duke e tretur në ujë.

Nëse ky lëng pihet me stomak bosh, njeriu është më i hidratuar, ka prirje të humbasë kilogramët e tepërt, ka një tretje më të mirë dhe një mëlçi më funksionale.

Kur Nuk Duhet Pirë Lëngu i Limonit?

Të pyetur për efektet e mundshme negative të lëngut të limonit, ekspertët sqarojnë se efektet anësore të limonit nuk janë madhore.

Megjithatë, ka disa raste kur njerëzit nuk duhet të pinë lëng limoni.

Bëhet fjalë për rastet e urthit. Kur njeriu vuan nga urthi, ai nuk duhet të pijë lëng limoni për shkak të aciditetit të lartë të kësaj agrumeje.

A i Dëmton Kockat Lëngu i Limonit?

Gjetjet e kërkimeve mbi këtë çështje janë disi kontradiktore.

Disa prej tyre thonë se lëngu i limonit mund të dëmtojë kockat e disa të tjera shpjegojnë se ky lëng është efikas për artritin.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org shpjegojnë se nuk ka asnjë argument shkencor që mbron idenë se lëngu i limonit është i dëmshëm për kockat.

Kjo sepse ai është shumë i pasur në vitaminën C që lufton inflamacionin.

Si Të Konsumoni Lëngun e Limonit Për Veshkat Dhe Mëlçinë

Ekspertët thonë që lëngu i limonit duhet kombinuar me mjaltin për të fuqizuar funksionet e mëlçisë dhe veshkave.

Këto dy organe kanë nevojë për acidin askorbik, ose siç njihet ndryshe vitamina C, të cilën trupi e humbet çdo ditë nëpërmjet urinës.

Nevojat e organeve për këtë acid apo vitaminë plotësohen nga limoni që është i pasur edhe me antioksidantë.

Kjo vitaminë është e domosdoshme për flokët, zemrën dhe të gjithë shëndetin. /AgroWeb.org