Lidhja Midis Plakjes dhe Fryrjes së Barkut

3k 0

Fryrja e barkut mund të prekë çdo moshë, por fatkeqësisht, ajo mund të bëhet më e zakonshme ndërsa trupat plaken.

Kjo falë disa ndryshimeve fizike që priren të prekin të rriturit dhe të moshuarit.

Studiuesit shprehen se ekziston një lidhje midis plakjes dhe fryrjes së barkut. 

AgroWeb.org në këtë artikull shtjellon këtë lidhje dhe ju ofron disa këshilla për të mposhtur fryrjen.

Metabolizëm i ngadalësuar

Ndërsa plakemi, metabolizmi ynë ngadalësohet, gjë që çon në lëvizje më të ngadaltë të zorrëve.

Kur shpejtësa me të cilën ushqimi lëviz nëpër trup ulet, gazi fillon të grumbullohet gjithnjë e më tepër, duke shkaktuar atë ndjesi të pakëndshme të barkut të fryrë.

Humbja e muskujve

Ndërsa plakemi ne humbasim masën dhe tonin muskulor.

Kjo jo vetëm që ngadalëson metabolizmin, por gjithashtu ndikon në lëvizjen e zorrëve.

Duke qenë se zorrët rrethohen nga muskuj, me kalimin e kohës, ato thjesht nuk funksionojnë si më parë. 

Kjo mund të shkaktojë kapsllëk, i cili është një nga shkaqet kryesore të fryrjes së barkut.

Medikamentet

Disa medikamente janë diuretikë (largojnë ujin), dhe disa prej tyre ulin rrahjet e zemrës. 

Të gjitha këto mund të çojnë në kapsllëk, i cili rrit fryrjen e barkut.

Gjithashtu trajtimi i shpeshtë me antibiotikë, shkatërron bakteret e këqija së bashku me disa nga bakteret e mira në zorrë. 

Ato shkatërrojnë florën e mirë të zorrëve, e cila ndihmon natyrshëm në uljen dhe eleminimin e gazit.

Problemet e menopauzës 

Menopauza çon në ngadalësimin e mëtejshëm të metabolizmit dhe humbjen e muskujve.

Në menopauzë (kur nivelet e hormoneve tuaja ndryshojnë), nuk është e pazakontë të keni disa ndryshime në funksionin e zorrëve, pasi zorra juaj mësohet me këto ndryshime hormonale.

Fryrja e barkut gjatë menopauzës është diçka e natyrshme dhe mjekët rekomandojnë të bëni stërvitje.

Mungesa e aktivitetit fizik

Kur jemi më të rritur, kemi tendencë të qëndrojmë shumë kohë ulur, kryesisht për shkak të punës. 

Aktiviteti fizik luan një rol në lëvizjen e zorrëve, dhe kur nuk bëjmë mjaftueshëm aktivitet, gazrat në zorrë grumbullohen duke shkaktuar fryrjen e barkut.

Sëmundja divertikulare

Ndërsa plaket, zorra e trashë mund të krijojë vrima ose xhepa të vegjël në muret e saj të quajtura divertikula.

Dhe fryrja e barkut mund të jetë një nga simptomat e lehta të kësaj sëmundjeje, që prek më tepër njerëzit mbi 50 vjeç.

Refluksi i acidit

Humbja e tonit të muskujve në stomak dhe ezofag kur plakemi mund të çojë në më shumë relfukse të acidit të stomakut, e cila ndonjëherë mund të shkaktojë edhe fryrje të stomakut./AgroWeb.org