Migrena – 7 Këshilla si të Kujdeseni Për Veten

1.8k 0

Nëse keni migrenë, e dini mirë se sa të paparashikueshme mund të jenë sulmet e saj.

Ndonjëherë nuk ka asnjë shkaktar të dukshëm, mirëpo në shumë raste, ndodh një kombinim faktorësh duke rritur mundësinë e një sulmi migrene.

Edhe pse mund të mos jeni në gjendje të parandaloni çdo episod, ka disa mënyra për t’u kujdesur për veten, që mund t’ju ndihmojnë në uljen e shpeshtësisë së tyre. AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë.

Flini mjaftueshëm

Tashmë dihet se një nga faktorët që ndikojnë në sulmet e migrenës është gjumi i pamjaftueshëm.

Megjithatë kjo nuk ka të bëjë vetëm me sasinë e gjumt, por edhe me të pasurit një rutinë të mirë gjumi dhe të ndihesh i qetë në përgjithësi!

Ushtrohuni rregullisht

Stërvitja nuk duhet të jetë gjithmonë intensive. Në fakt, shumë ekspertë sugjerojnë ecjen si një formë ushtrimi!

Pavarësisht se cilin aktivitet fizik zgjidhni, të qenurit fizikisht aktiv ndihmon në reduktimin e stresit dhe në menaxhimin e migrenës.

Ushqehuni mirë

Ndiqni një regjim të shëndetshëm ushqimor, në të cilin nuk përfshihen ushqimet e konservuara, e përpunuara, ato me sheqer të shtuar dhe alkoolin. Dhe mos harroni të pini mjaftueshëm ujë dhe lëngje natyrale.

Qëndroni sa më pak para ekraneve

Drita e ekranit të kompjuterit apo telefonit celular është zakonisht një nga shkaktarët. Kështu që largohuni nga ekranet kur ndjeni se po ju vjen një sulm migrene.

Disa njerëz zgjedhin të përdorin syze me ngjyrë rozë, të cilat duket se ndihmojnë duke bllokuar dritën blu.

Rregulloni frymëmarrjen

Përqendrohuni tek ritmi i frymëmarrjes. Mbushuni ngadalë me frymë dhe çlirojeni po ngadalë. Përsëriteni këtë për të paktën 10 minuta.

Kjo metodë mund të ulë stresin dhe të nxisë relaksin duke çliruar të gjithë tensionin e krijuar në trup.

Bëni kompresa të ngrohta

Kompresat e ngrohta apo një dush me ujë të ngrohtë, mund të largojë tensionin e krijuar në muskuj duke lehtësuar dhimbjen.

Mbani një ditar

Një ditar mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë se çfarë e shkakton migrenën. Vini re momentin kur fillon dhimbja e kokës, çfarë po bënit në atë kohë, sa kohë zgjat dhe çfarë ju jep lehtësim.

Kështu do të mund të njihni më mirë shkaktarët dhe mënyrën e veprimit./AgroWeb.org