Si Ndikon Dhjami tek Meshkujt dhe Femrat – Çfarë Duhet të Bëni

1.8k 0

Yndyra akumulohet në mënyra të ndryshme në trupin e meshkujve dhe femrave.

Sipas një studimi, të cilit i referohet AgroWeb.org të kryer nga Universiteti Riverside të Kalifornisë, hormoni estrogjen tek femrat luan një rol të rëndësishëm në akumulimin e yndyrës.

A Janë Femrat Më Të Mbrojtura Nga Mbipesha?

Sistemi riprodhues i një gruaje është burimi kryesor i estradiolit, një lloj estrogjeni i pranishëm në trupin e një gruaje përpara menopauzës.

Studimi zbuloi se femrat shtojnë më pak në peshë se burrat prej estrogjenit, por jo vetëm.

Organizmi i femrës është më i mbrojtur nga mbipesha prej edhe disa faktorëve të tjerë.

Pasojat E Mbipeshës Tek Organizmi I Grave Dhe Burrave

Konsumi i lartë i ushqimeve me yndyrë nxit formimin e një sërë patologjive ku përfshihet diabeti i tipit 2 apo ndjeshmëria ndaj insulinës.

Pasojat e shëndosjes tek burrat janë të mëdha.

Si fillim meshkujt obezë kanë ulje të nivelit të testosteronit, energjisë dhe forcës.

Femrat mbipeshë hasin shumë vështirësi në ciklin menstrual, ovulim dhe në riprodhim.

Trupat Me Formë Dardhe Dhe Inflamacioni I Trurit

Mbrojtja nga dëmet e këqija të mbipeshës i atribuohet edhe formës trupore të një gruaje dhe shpërndarjes së dhjamit.

Tek meshkujt, dhjami shpërndahet përreth organeve.

Tek femrat, ai depozitohet më shumë nën lëkurë, thonë ekspertët.

Në rastin e femrave, dhjami depozitohet përreth ijeve duke i dhënë trupit formën e dardhës.

Tek burrat, dhjami depozitohet përreth barkut, duke i dhënë trupit formën e mollës.

Dhjamosja rrit inflamacionin në organet e brendshme dhe aktivizon disa qeliza imunitare që kapërcejnë pengesën natyrale mes gjakut dhe trurit, duke prekur funksionet e tij.

Truri është një organ i cili mund të thuash që ka imunitet ndaj disa problemeve, por kur inflamacioni arrin tek truri mund të shkaktojë probleme nervore.

Rënia në peshë është një mision i vështirë por jo i pamundur

Ajo arrihet jo nëpërmjet regjimeve drastike por nëpërmjet ushqimeve të shëndetshme që djegin yndyrnat.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org listën me ushqimet e duhura që do t’ju ndihmojnë për një trup në formë.

Këto ushqime janë: Kosi, kanella (mund të përdoret si çaj), specat djegës, çaji jeshil, qitro, shalqini, dardhët dhe mollët, frutat e pyllit, perimet e freskëta, perimet e freskëta, patatja e ëmbël, veza, kafeja, sallata, uthulla e mollës, arrorët, mishi i pulës, peshku./AgroWeb.org  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.