Frutat, ëmbëlsirat, çokollatat e madje edhe racionet e mëdha me patate të skuqura, janë ndër ushqimet e zakonshme për të cilat gratë shtatzëna, veçanërisht në muajt e parë, kanë një dëshirë të papërmbajtshme për t’i konsumuar në çdo kohë të ditës ose të natës.
Për t’i shtuar kompleksitetin temës, ekziston edhe besimi se nëse nëna nuk i konsumon këto ushqime në momentin që i kërkon, foshnja do të zhvillojnë anomali, si për shembull njolla të vogla në lëkurë.
Por pse gratë kanë dëshira të tilla gjatë shtatzënisë? Dhe cila është arsyeja se përse ky fenomen ndodh, AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë.
A është nespi gjatë shtatzënisë një mit apo realitet?
Teoritë dhe studimet e ndryshme nuk bien dakord për origjinën e këtij fenomeni, megjithatë nuk mungojnë sugjerimet dhe shpjegimet e mundshme.
Në raste dyshimesh, mund të themi se dëshirat mund të jenë fizike, se mund të shfaqen për shkaqe psikologjike ose të lidhen me prodhimin hormonal të gruas.
Në mënyrë të detajuar, dëshira e papërmbajtshme për një ushqim të caktuar mund të lexohet si një lloj “këmbane alarmi” e trupit që sinjalizon një nevojë më të madhe për energji dhe rrjedhimisht kalori, të nevojshme për rritjen e fetusit.
Sipas teorive të tjera, kjo gjë mund të jetë edhe psikologjike, sepse gruaja ndjen dhe shpreh dëshirën për kujdes dhe vëmendje.
Po hormonet? Gjatë muajve të shtatzënisë, ndryshimet hormonale janë intensive dhe të shpeshta.
Dhe padyshim, këto “luhatje” kanë pasoja në ekuilibrin e trupit të femrës. Rritja e prodhimit të estrogjenit mund të çojë në një ndryshim në shqisën e shijes dhe nuhatjes.
Kjo gjë që mund të shpjegojë pse ndodh shpesh që dëshirat të përfshijnë ushqime që mund të mos kenë qenë kurrë të pëlqyera.
Cilat janë ushqimet që gratë kërkojnë më tepër gjatë shtatzanisë?
Ndër ushqimet më të preferuara mund të rendism çokollatën, akulloren, patatet e skuqura dhe mishin e kuq, turshitë, limonin dhe ushqimet pikante.
Në listë nuk mungojnë as ushqimet si hamburgerat, lloje të ndryshme makaronash dhe produktet e detit.
A ndikonjnë dëshirat për një ushqim të caktuar tek shëndeti i foshnjës?
Mund të themi se, sado magjepsës ky besim popullor duket, nuk ka asnjë bazë apo shpjegim mjeko-shkencor.
Të ashtuquajturat “njolla të lindjes” janë thjesht njolla që shumë shpesh, ndryshojnë ose zhduken plotësisht me kalimin e muajve ose viteve të para të jetës.
Megjithatë, pyetja mbetet: a duhet të kënaqen dëshirat? Edhe pse dëshirat nuk kanë asnjë lidhje me njollat e lëkurës tek të porsalindurit, është e qartë se ato ende përfaqësojnë një dëshirë të gruas, qoftë fizike apo psikologjike nuk ka rëndësi, e cila duhet të plotësohet për ta bërë atë të ndihet më mirë. /AgroWeb.org