Përfitimet Shëndetësore nga Xhelatina – Proteina që Rigjallëron Organizmin

2.6k 0

Xhelatina bëhet duke trajtuar praraprkisht pjesë të kafshëve si lëkura dhe kockat, me një acid ose bazë dhe më pas përzihen me ujë të nxehtë.

Tretësira e përftuar filtrohet, pastrohet, përqendrohet dhe thahet për të krijuar produktin përfundimtar.

Në thelb, xhelatina është kolagjen i gatuar. Kolagjeni është proteinë që gjendet në trupin tuaj dhe është një përbërës i rëndësishëm i lëkurës, kërceve, tendinave dhe kockave tuaja.

Xhelatina ka një përdorim të gjerë në industrinë farmaceutike dhe ushqimore.

Për shembull, ajo është përdorur për t’i dhënë ëmbëlsirave strukturën e tyre karakteristike dhe ndihmon në shtimin e vëllimit të produkteve me yndyrë të reduktuar si djathi.

Duke u mbështetur në studime të ndryshme shkencore, AgroWeb.org ju informon më shumë rreth përfitimeve shëndetësorë nga përdorimi xhelatinës.

Përfitimet Shëndetësore që Duhet të Dini:

Mos harroni, xhelatina është kolagjen i denatyruar. Xhelatina dhe kolagjeni përmbajnë të njëjtat aminoacide në sasi të ngjashme, kështu që përfitimet e tyre mbivendosen.

Forcon kockat

Një studim tregoi që marrja e shtesave të kolagjenit mund të ndihmojë në përmirësimin e prodhimit të kolagjenit në organizëëm.

Dhe kjo ndikon tek kockat tuaja, të cilat varen nga kolagjeni për të forcuar strukturën e tyre.

E dobishme gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji

Xhelatina përmban aminoacide që mbështesin trupin tuaj gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

Duke qenë se nevoja për proteina dhe për aminoacide specifike si glicina dhe arginina rritet, marrja e shtesave të xhelatinës ose kolagjenit mund të jetë i dobishëm në këtë periudhë.

Mund kontrollojë sheqerin në gjak

Një studim i kryer tek minjtë, tregoi që xhelatina mund të ndihmojë në rritjen e sekretimit të insulinës dhe në përmirësimin e kontrollit të glicemisë.

Mund t’ju ndihmojë me peshën

Një studim i vitit 2008, tek njerëzit me mbipeshë, zbuloi se plotësimi me xhelatinë rriti peptidin 1, hormonin që zvogëlon oreksin.

Mund të përmirësojë shëndetin e lëkurës

Xhelatina përmban aminoacidet e nevojshme për prodhimin e kolagjenit, i cili ndikon në lëkurën tuaj.

Xhelatina është veçanërisht e pasur me glicinë, prolinë dhe lizinë, të cilat janë thelbësore për sintezën e kolagjenit./AgroWeb.org