Perimja më e Çmuar për Shëndetin e Trurit Edhe në Moshë të Thyer

1.5k 0

Gjithnjë e më shumë njerëz janë në kërkim të ushqimeve më të mira për shëndetin e trurit.

Kombinimi i një regjimi ushqimor dhe stilit të shëndetshëm të jetesës është ajo çfarë ekspertët rekomandojnë.

Por kur bëhet fjalë për ushqimet, ekziston një lloj perimeje e cila shquhet për vlerat e saj të jashtëzakonshme për shëndetin e trurit.

Brokoli është e para në listën e perimeve të kryqëzuara, ku bëjnë pjesë gjithashtu lakra, lulelakra dhe lakrat e Brukselit.

Përfshirja e tyre në regjimin tuaj lidhet me një sërë përfitimesh, si ulja e inflamacionit dhe mbrojtja kundër kancerit.

Por studimet sugjerojnë se elementët ushqyes tek këto përime mund të kenë efekte të konsiderueshme edhe në shëndetin e truri tuaj ndërsa plakeni.

Ju mund të pyesni me të drejtë se përse brokoli është kaq i mirë për trurin. Ndaj edhe AgroWeb.org rendit më poshtë arsyet.

Përmban Sulforafan

Edhe pse sulforafani është mund të një fjalë e re për veshin tuaj, së shpejti mund të bëhet po aq i njohur sa edhe beta-karoteni ose flavonoidet.

Ky përbërës që gjendet tek brokoli dhe tek të gjitha perimet e kryqëzuara, ka tërhequr vëmendjen e shumë shkencëtarëve për përfitimet në shëndetin e trurit.

Deri më tani studimet kanë treguar një ulje të elementëve që shkaktojnë inflamacion dhe që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit.

Ky përbërës bioaktiv stimulon mekanizmat mbrojtës të trupit që çojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, e shëndetit të zorrëve, forcimin e imunitetit dhe zhvillimin e qelizave nervore, duke ulur kështu inflamacionin.

Është i pasur me vitaminë K

Vitamina K është një lëndë ushqyese e nevojshme për koagulimin e gjakut, por ajo bën shumë më tepër se kaq. Kjo vitaminë është një formë e veçantë e vitaminës K që mund të ulë inflamacionin dhe ka veti antioksiduese, të cilat mund të mbrojnë qelizat e trurit.

Është i pasur me fibra

Konsumi i fibrave mund të ndikojnë për mirë në lidhjen midis sistemit tretës dhe trurit.

GJithashtu fibrat dietike tek brokoli përmirësojnë shëndetin e zorrëve duke ushqyer bakteret.

Bakteret e mira në zorrë prodhojnë substancat e tyre që përmirësojnë metabolizmin, ulin inflamacionin dhe ndihmojnë në largimin e yndyrës së dëmshme. E gjithë kjo ndikon edhe në trurin tuaj.

Cila është sasia e brokolit që duhet të konsumoni?

Nuk ka asnjë këshillë të përgjithshme se cila është sasia e brokolit që duhet të konsumoni, por ekziston një rekomandim se sa racione frutash dhe perimesh duhet të konsumoni në ditë.

Konsumi i pesë racioneve me fruta ose perime në ditë ka treguar se jep përfitimet më të mëdha shëndetësore.

Ju mund të konsumoni rreth 1/2 deri në 1 gota brokoli disa herë në javë dhe të përfshini në regjimin tuaj një shumëllojshmëri perimesh të kryqëzuara për përfitimin më të madh. /AgroWeb.org