Peshë Normale, Por Bark i Madh? Çfarë do të Thotë për Shëndetin

2.7k 0

Pesha e trupit, masa dhjamore, ajo muskulare e një sërë parametrash të tjerë përbëjnë atë që quhet një trup i shëndetshëm.

Këto të dhëna specifikisht mund të jenë të ndryshme për çdo njeri, por në panormën e gjerë, ekspertët sugjerojnë të mos kaloni në mbipeshë.

Megjithatë siç shpjeguam trupat e njerëzve janë të ndryshëm dhe sot do të flasim specifikisht për një gjendje të trupit.

Çfarë ndodh në organizëm kur konsideroheni në peshë normale, por keni bark të madh?

Sipas ekspertëve dhjami i mbledhur rreth belit mund të jetë një problem kryesisht për organet tuaja.

Çfarë do të thotë për shëndetin?

Siç e shpejguam edhe më lart, edhe nëse ju keni një peshë normale për trupin tuaj, problemi qëndron tek akumulimi i tepërt i dhjamit në disa zona.

Barku i madh apo i dhjamosur rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës AHA, në një deklaratë të publikuar në Prill të 2021.

Sipas tyre lloji më i rrezikshëm i dhjamit për zemrën është pikërisht ai që qëndron rreth barkut, pasi rrethon organet tuaja.

Ky lloj shëndeti mund të dëmtojë arteriet dhe të shkaktojë probleme kardiovaskulare të shumëta.

Për të qenë të shëndetshëm, diametri i belit tuaj nuk duhet të jetë më i madh se gjysma e peshës tuaj trupore.

Gjithashtu për të mbatur një trup në formë, ekspertët rekomandojnë të bëni 150 minuta aktivitet fizik në javë me intensitet mesatar.

Këtu mund të përfshihet noti, e ecura, vrapi apo palestra e sporte të tjera.

Qëllimi juaj duhet të jetë të largoni sa më shumë dhjamin nga beli dhe të formoni masë muskulare./AgroWeb.org