Problemet me Tiroiden – Shkak 2 Toksina që i Hasni Shpesh

4.6k 0

Problemet me tiroiden janë shumë më të theksuara tek gratë dhe shumë më të shpeshta vitet e fundit.

Për përhapjen e kësaj sëmundje, zyrtarët e shëndetit fajsojnë 2 toksina me të cilat mund të haseni çdo ditë.

Këto toksina vështirësojnë punën e tiroideve për të stimuluar hormone të cilat janë përgjegjëse për djegjen e dhjamit në energji për trupin.

Çfarë duhet të evitoni

Në një studim nga Universiteti i Miçiganit tregoi se toksinat e jashtme mund të ulin prodhimin e hormoneve të tiroides në 10%.

Një nga këto toksinat quhet perklorat dhe përdoret për ndërtimin e eksplozivëve, fertilizuesve të dheut si  dhe tek zbardhuesit.

Në përdorimin e përditshëm nga njërzit ky kimikat, kalon në tokë e më pa snë ujë duke u bërë pjesë e të mbjellave dhe ushqimeve që konsumoni.

Gjendrat e tiroides arrijnë ta thithin perkloratin shumë herë më mirë se jodin duke u ekspozuar kështu ndaj një rreziku në shëndet.

Pas kontaktit me këtë toksinë, gjendrat e tiroides do të ulin së tepërmi prodhimin e hormonit të tiroides.

Sipas Qendrës për Prandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Amerikë (CDC), rreziku nga përklorati për gratë është shumë më i lartë se për burrat.

Një tjetër toksinë që ul prodhimin e tiroideve tuaja është bisfenol-A (BPA), ky kimikat ka qenë i përhapur në përdorim të gjerë deri para vitit 2011- 2012.

Është pjesë e strukturës së produkteve plastike apo ushqimeve të konservuara.

Në Evropë ky kimikat u ndaluar së përdoruri në vitin 2011 ndërsa në Amerikë në vitin 2012 për shkak se shkakton efekte shkatërruese në organizëm.

Kontakti i vazhdueshëm me këtë toksinë që mund të jetë e pranishme edhe në një shishe apo produkt të çfardoshëm plastic, ul nivelet e estrogjenit tek gratë dhe shton rrezikun e uljen se prodhimit të tiroides.

Në një studim të Qendrës Qendrës për Prandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Amerikë (CDC), 93% e gravë pjesmarrëse kishin shenja të BPA ose BPS një kimikat i ngjashëm në trupin e tyre.

Edhe produktet e plastikës të cilat janë të çertifikuara dhe nuk i përmbajnë këto dy toksina mund të ndikojnë në nivelin e estrogjeneve tek gratë.

Si të dalloni sipmtomat

Nëse dyshoni se jeni prekur nga këto toksina dhe keni probleme me tiroidet shikoni për këto simptoma.

  • Lodhje
  • Bllokim i trurit
  • Shtim në peshë
  • Çrrëgullime me sistemin tretës
  • Ndryshime të shpeshta humori

Si ta parandaloni

Një nga këshillat më të mira është të mbani të gjithë plastikën larg, të konsumoni sa më pak ujë në shishe plastike apo çdo produkt tjetër.

Mos konsumoni ushqime dhe pije të konservuara si birrat me kanaçe apo pijet e gazuara.

Luftojini këto toksina me ushqime të cilat janë antinflamatore si perimet, frutat, bishtajorët dhe mbani larg sheqernat./AgroWeb.org