Produktet e Duhura që Shpëtojnë Kockat – Këshillat më të Mira

2.3k 0

Disa çrregullime të shëndetit ndodhin në zonën kufitare midis sëmundjeve dhe dobësimit të përgjithshëm të organizmit.

Osteoporoza, humbja e masës kockore që zakonisht ndodh pas moshës 40 vjeçare, është një shembull i mirë i këtij kufiri.

Osteoporoza vjen si pasojë e zbrazjes natyrale të indit të kockave që ndodh me kalimin e moshës. Ky problem është veçanërisht shqetësuese tek gjinia femërore dhe shtohet fort pas menopauzës.

Thyerjet e kockave janë rreziku më serioz. AgroWeb.org raporton se çdo vit vetëm në Shqipëri raportohen mijëra fraktura të kockave prej osteoporozës.

Kockat e legenit, brinjët dhe gjymtyrët janë segmentet skeletore më të prekura.

Parandalimi është thelbësor për osteoporozën dhe para së gjithash duhet ushqimi i duhur.

Më shumë kalcium është padyshim një këshillë e shkëlqyer, megjithëse osteoporoza është një fenomen më kompleks sesa një mangësi e thjeshtë e kalciumit në ushqim.

Një ushqyerje parandaluese ​​kërkon marrjen e të paktën 800-1.500 mg në ditë të kalciumit, si dhe vitaminë D.

Cilat ushqime ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës?

Qumështi dhe produktet e bulmetit janë zgjidhje. AgroWeb.org njofton se burime të mira dhe të sigurta të kalciumit janë të gjitha perimet me gjethe të gjelbra.

Këtu futen lakrat, marulet, zarzavatet e gjelbra, spinaqi, majdanozi dhe bimë të tilla si luleradhiqe dhe hithra.

Ndër të tjera, këto bimë përmbajnë minerale dhe vitamina të tjera të rëndësishme për thithjen e kalciumit duke përfshirë vitaminën K1 dhe boriumi.

Edhe farat e susamit janë një burim i shkëlqyer i kalciumit, magnezit, fosforit dhe vitaminave komplekse B dhe PP.

Cilat ushqime rrezikojnë përthithjen e kalciumit?

Ka disa ushqime që duhen kufizuar ose shmangur sidomos kur konsumohen produkte me kalcium.

Këtu futet kafeja, pijet e gazuara, mishi i përpunuar, salçiçet dhe sallamërat (prej fosfateve që përmbajnë), dhe alkooli pasi ky nuk lejon përthithjen e kalciumit nga veshkat.

Kujdes nga ndërthurjet e rrezikshme ushqimore

Për të përmirësuar marrjen e kalciumit, nuk është e mjaftueshme rritja e konsumit të bulmetit.

Përmbajtja e lartë e proteinave te bulmeti, nëse kombinohet me ushqimet super të pasura me proteina si mishi, sjell humbjen e kalciumit nga veshkat. Veshkat në mungesë të kalciumit e marrin atë nga sistemi kockor.

Rezultati është një raport humbës midis kalciumit të përthithur dhe atij të humbur. Kur veshkat tentojnë të shpërbëjnë një sasi të stërmadhe proteinash, viktima është kalciumi.

Zgjidhja? Shmangni përdorimin e mishit në vaktet kur konsumoni bulmet. Kjo masë vlen vetëm për ata që vuajnë nga osteoporoza e plotë./AgroWeb.org

Burimet shkencore ku bazohet informacioni i mësipërm gjenden në këtë link