Pse ju dhëmbin kyçet kur bie shi? – Çfarë mund t’ju ndihmojë në qetësimin e tyre

1.5k 0

Nëse ndonjëherë ndjeni se dhimbja e kyçeve përkeqësohet kur ndryshojnë stinët, nuk jeni të vetmit!

Një studim i vitit 2019 në të cilin AgroWeb.org mbështetet, zbuloi se shumica e individëve pjesmarrës në studim, besonin se kishte një lidhje midis prishjes së motit dhe dhimbjes së kyçeve. Dhe studiuesit thonë se ata kanë të drejtë!

AgroWeb.org ju fton të lexoni më tej për të zbuluar se pse një ditë me shi mund të shkaktojë dhimbje të kyçeve tuaja dhe çfarë mund të bëni për këtë.

Ndryshimet në presionin atmosferik

Studiuesit shpjegojnë se kur ka një stuhi, ka një rënie të presionit atmosferik.

Kur presioni jashtë trupit tuaj bie, indet brenda trupit zgjerohen.

Kjo bën që tendinat dhe muskujt e fryrë të shtypin nervat përreth.

Episodet e përsëritura të zgjerimit dhe tkurrjes së indeve të ndjeshme, mund të irritojnë nervat tuaja dhe të shkaktojnë dhimbje.

Lagështia

Nuk është vetëm presioni atmosferik që mund të shkaktojë dhimbje të kyçeve kur prishet koha.

Lagështia e shtuar në ajër mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje të tilla.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekziston një rritje e konsiderueshme e raporteve të dhimbjeve të kyçeve gjatë periudhave me lagështirë të lartë.

Temperaturat e ftohta

Për shumë njerëz, nuk është vetëm moti me shi që ndikon në dhimbjen e kyçeve.

Gjithashtu i ftohti mund të shkaktojë një rritje të dhimbjes së kyçeve.

Temperaturat e ftohta ngadalësojnë rrjedhjen e gjakut.

Dhe kur muskujt dhe kyçet ftohen, lëngu rreth kyçeve dhe tendinave trashet pak, duke i bërë muskujt dhe nyjet tuaja më të ngurtësuar.

Çfarë mund t’ju ndihmojë?

Ajo që mund të bëni për të ndihmuar në reduktimin e dhimbjeve të kyçeve kur jashtë është ftohtë ose bie shi është të mbani muskujt dhe nyjet tuaja të ngrohta.

Vishuni trashë kur jashtë është ftohtë, qëndroni aktiv duke bërë ushtrime aerobike dhe qëndroni të hidratuar, sugjerojnë ekspertët./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.