Ekspertët kanë vënë re se njerëzit shëndoshen më shpejt një deri në dy vjet pas martesës ose nëse janë në një marrëdhënie të mbarë ose afatgjatë.
Arsyet e shëndoshjes janë të ndryshme.
Disa fajësojnë rutinën, disa ushqimin, e të tjerë rehatinë e divanit në vend të palestrës.
A Mund Të Shtosh Në Peshë Për Shkak të Lumturisë në Çift?
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, studime të mëparshme sugjeronin se njerëzit që janë në një marrëdhënie janë më të shëndetshëm.
Por sipas ekspertëve kjo hipotezë është e gabuar, pasi jo në çdo rast thjesht marrëdhënia do të thotë shëndet.
Një studim i kryer së fundmi analizoi rrugëtimin e 169 çifteve të sapomartuara dhe të lumtura për 4 vjet me rradhë.
Gjetjet ishin shumë interesante.
Njerëzit që nuk ishin të lumtur në marrëdhënien e tyre ishin më të gatshëm të humbisnin në peshë.
Ekspertët e shpjeguan këtë me argumentin se në mungesë të lumturisë në çift, njeriu përpiqet të jetë sa më në formë që të kompensojë këtë mungesë lumturie dhe të ndihet mirë me veten.
Nga ana tjetër, bashkëshortët që janë të lumtur në marrëdhënien e tyre janë më shumë moskokëçarës për peshën.
Ata ndihen të lumtur, rehat dhe të kënaqur me mënyrën si e jetojnë marrëdhënien e tyre.
Beqarët në Formë, Të Martuarit Mbipeshë
Një studim i një viti më parë i publikuar në revistën Plos One, të cilit i referohet AgroWeb.org, analizoi të dhënat e 15,000 njerëzve të martuar dhe beqarë.
Zbulimi ishte po aq interesant.
Gjetjet e studimit konfirmuan se njerëzit që janë në një marrëdhënie të lumtur kanë më shumë gjasa të bëhen mbipeshë apo obezë se beqarët.
Këta të fundit, pra beqarët shtojnë mesatarisht 1.8 kg në vit.
Çiftet shtojnë mesatarisht 5.8 kg në vit.
Këto janë të dhënat e një studimi, por sigurisht mbipesha nuk ka lidhje vetëm me këtë. Ka plot çifte të lumtura që janë në formë.
Mbipesha lidhet me metabolizmin por edhe me çështje shëndetësore.
Gjithsesi ekspertë rekomandojnë që edhe pse jeni në rehatinë e një marrëdhënie të mbarë, duhet të kujdesini për veten dhe të mos jeni mbipeshë.
Shëtitjet në çift apo me fëmijët janë shumë të rekomandueshme./AgroWeb.org