Keni dëgjuar për kefirin? Bëhet fjalë për një produkt unik bulmeti, një nga më të pasurit me probiotikë në të gjithë planetin.
Kefiri ka një emër unik me prejardhje nga fjala turke “keif”.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org për shekuj të tërë, kefiri është përdorur në mjekësinë popullore evropiane dhe aziatike.
Tani, ai njihet si një nga ushqimet më të shëndetshme të shekullit të 21 dhe në Shqipëri gjendet në supermarkete.
Ai është shumë i pasur me probiotikë dhe përbërës aktivë të mirë për stomakun.
Ai përmban 30 lloje të baktereve të mira që ndihmojnë kundër tumoreve, baktereve, qelizave kancerogjene e të tjerë.
Çfarë është kefiri?
Kefiri është qumësht i fermentuar që ngjan dhe shijon njësoj si kosi.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org fermentimi arrihet duke kombinuar qumështin me kokrrizat e kefirit dhe duke i mbajtur në frigorifer për mbi 24 orë.
Kefiri bëhet me lloje të ndryshme qumështi dhe ka nevojë për kokrriza të gatshme që mund të blihen në supermarket apo dyqanet me produkte bio.
Këto kokrriza (prej fare bulmeti dhe bakteresh të mira) janë organizma të gjalla me profil unik.
Ato janë një masë xhelatonize e butë e përbërë nga proteina lipide, poisakaride e të tjerë dhe shërbejnë si farë për zënien e kefirit.
Këto kokrriza që formojnë një lëmsh të bardhë ose të verdhë mund të përdoren një jetë të tërë përsa kohë ruhen në kavanozë qelqi të mbuluar me qumësht.
Llojet e kefirit
Kefirin mund ta gjeni në lloje të ndryshme dhe kombinohet me mjaltë, arra, barishte, perime, fruta apo çokollatë.
Llojet kryesore të kefirit janë: ai i thjeshti me qumësht, kefiri me ujë, kefiri me ujë are kokosi, ose kefiri me lëng frutash.
Këto lëngje shtohen gjatë procesit të fermentimit.
Si konsumohet kefiri
Shija e tij është e athët dhe ia kalon kosit.
Ajo përshkruhet si një kryqëzim mes qumështit dhe kosit. Megjithatë, shija mund të ndryshohet në varësi të kohës së fermentimit.
Kosi hahet me lugë, ndërsa kefiri pihet.
Vlerat shëndetësore të kefirit
Vlerat e kefirit janë të pafundme, dhe për rrjedhojë mjekë të ndryshëm e kanë renditur kefirin në listën e produkteve më të mira të bulmetit bashkë me kosin.
Probiotikët
Sipas të dhënave të AgroWeb.org ky lëng është shumë i pasur me probiotikë dhe i dobishëm për stomakun.
Ky produkt në të vërtetë ka më shumë probiotikë se kosi.
Probiotikët janë baktere të mira që e mbajnë stomakun të shëndetshëm.
Bakteret e mira nuk duhen nënvlerësuar sepse 75% e sistemit imunitar të njeriut e ka pikënisjen tek sistemi tretës.
Burim kalçiumi
Kefiri përmban shumë kalçium dhe vitamin K2, dy përbërës të rendësishëm për eshtrat që parandalojnë rrezikun e fakturave me 81 përqind.
Ndjeshmëria ndaj laktozës
Kefiri përmirëson tretjen dhe pakëson ndjeshmërinë ndaj laktozës dhe problemet me tretjen e saj.
Ky përmirësim është më i fortë në rastin e kefirit se se tek kosi.
Sëmundjet nervore
Kefiri rekomandohet të përdoret kundër sëmundjeve nervore, sklerozës dhe pagjumësisë.
Anemia
Mjekët rekomandojnë konsumimin e një litri kefir në ditë kundër anemisë.
Bronkiti
Sëmundje si bronikit, azma, apo problemet me zorrën e trashë kërkojnë trajtim me gjysëm litri kefir në ditë./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje