Helmet dhe toksinat arrijnë të hyjnë në organizmin tonë në disa mënyra.
Rrugët më të përhapura nga të cilat trupi ynë mbledh helme dhe toksina gjenden në informacionin e ofruar nga AgroWeb.org në vijim:
Me anë të frymëmarrjes:
Çdo ditë ne thithim substanca helmuese në ajër. Njerëzit që jetojnë në qytete me ajër të ndotur, trafik të rënduar dhe zona industriale thithin helme dhe toksina pafund gjatë gjithë ditës.
Me anë të ushqimit:
Këtu shkaku më i zakonshëm i helmatisjes së organizmit ndodh përmes konsumit të produkteve të trajtuara me hormone dhe kimikate.
Trupi ndotet edhe përmes ushqimeve të përpunuara të mbushura me konservantë dhe aditivë. Shumë fruta dhe perime të shëndetshme vijnë në treg plot me insekticide.
Sidomos frutat dhe perimet e bukura në dukje nuk janë aspak të shëndetshme nga brenda.
Me anë të prekjes dhe lëkurës:
Lëkura dhe sytë tanë ngarkohen me shumë helme çdo ditë. Ndaj higjiena nuk është kurrë e mjaftueshme dhe e vetmja zgjidhje që helmet të mos depërtojnë në organizëm.
Me kalimin e kohës, grumbullimi i helmeve në trup sjell probleme serioze. Helmet shkaktojnë infeksione të rëndë të lëkurës, syve dhe stomakut.
Por arrijnë të shkaktojnë edhe tumore, azëm, sëmundje nervore, ndërlikime të zemrës dhe infertilitet.
Këtu janë shenjat që trupi juaj vuan prej helmeve:
Shtimi i pashpjegueshëm i peshës
Prania e helmeve arrin të dëmtojë funksione jetësore si hormonet dhe kompozimet enzimatike.
Helmet dëmtojnë organet e brendshme dhe punën e tyre për të na mbajtur të gjallë.
Nëse jeni duke përjetuar një shtesë të papritur në peshë pavarësisht nga një mënyrë jetese e shëndetshme dhe ushqim i ekuilibruar, gjasat janë se jeni prekur nga nivelet e rritura të helmeve.
Lodhje e vazhdueshme
Nëse jeni vazhdimisht të lodhur e të dërrmuar, duhet ta dini se kjo shkaktohet edhe nga nivelet e helmeve.
Kur substancat toksike grumbullohen në sistemin e tretjes, ato ngadalësojnë përthithjen e ushqimit. Kjo na bën të ndihemi të lodhur, të ngadaltë dhe pa pikë energjie.
Probleme me lëkurën
Kur helmet mbingarkojnë tretjen ose mëlçia nuk është në gjendje t’i pastrojë ato nga gjaku, atëherë trupi përpiqet të nxjerrë toksinat nga lëkura.
Kjo shfaqet kryesisht me puçrra, skuqje dhe lodhje të lëkurës dhe djersitje të tepruar.
Probleme me pagjumësinë
Grumbullimi i helmeve në organizëm arrin të sjellë një çekuilibër mendor.
Sistemi nervor qendror është në gjendje të thithë lehtësisht helmet. Prania e këtyre toksinave në tru shkakton çrregullime të gjumit.
A ka zgjidhje natyrale?
Fillimisht çdokush duhet të kuptojë se çfarë i shkakton helmet në organizëm.
Por edhe mënyra e ushqyerjes është me shumë rëndësi. Në vijim AgroWeb.org sjell është një listë të ushqimeve që largojnë helmet nga organizmi. Mos harroni se rendja pas produkteve të bukura jo gjithmonë vlen.
Tregu shqiptar ofron plot produkte të mira dhe pa nivele të larta kimikatesh. Por mos harroni se ato duhen larë me sodë buke dhe uthull para përdorimit.
Ushqimet më të mira për pastrimin e organizmit
Fruta – Frutat janë plot me përmbajtje të lëngshme që ndihmon trupin të nxjerrë helmet.
Ushqimet e Gjelbra – Klorofili liron trupin nga helmet e dëmshme që vijnë nga metalet toksike, herbicidet, produktet e pastrimit dhe pesticidet.
Agrumet – Këto ndihmojnë fuqishëm organizmin duke larguar helmet dhe lehtësuar tretjen e mirë. Lëngu i limonit mbështet mëlçinë dhe veshkat në proceset e tyre të pastrimit.
Për të nxitur pastrimin, filloni çdo mëngjes me një gotë të ngrohtë me ujë limoni.
Hudhra – Hudhra është një nga ushqimet më të mira pastruese. Ajo stimulon mëlçinë në prodhimin e enzimeve të detoksifikimit që filtrojnë mbetjet toksike nga sistemi i tretjes.
Brokoli – Kjo perime ka aftësi të mrekullueshme për të nxitur pastrimin e enzimave jetësore në nivelin qelizor.
Çajrat bimorë – Plot me antioksidantë, çajrat bimorë pastrojnë trupin nëpërmjet përmbajtjes së tyre.
Farat dhe arrorët – Përfshini farat dhe arrorët në ushqimin tuaj pasi ato janë në gjendje të bëjnë mrekulli për sistemin tuaj tretës.
Omega-3 – Përdorni avokado, vaj ulliri dhe fara lini për të ndihmuar dhe lehtësuar pastrimin e plotë dhe lubrifikimin e duhur të krejt aparatit tretës./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Lini një Përgjigje