Sëmundja që Shkakton Rënien e Dhëmbëve – Kujdesi që ju Duhet

2.7k 0

Shpesh anashkalohen si probleme jo serioze, por vëmendja e viteve të fundit për shëndetin e dhëmbëve, e ka shndërruar atë në një temë të rëndësishme.

Përveç estetikës, dhe bezdisjes që shkaktojnë, përhapja e sëmundjeve të lidhura me dhëmbët është bërë paksa alarmante.

Çfarë është parodontoza?

Mishra dhëmbësh të ndjeshëm dhe shpesh të gjakosur.

Por dhe dhimbje të forta dhëmbësh dhe nofullash kur hamë ushqime të ftohta apo të nxehta.

Këto janë shenjat më të hasura për prezencën e problemeve me dhëmbët.

Parodontoza shkakton një inflamacion të rëndë të mishrave të dhëmbëve, i provokuar nga bakteret që ngjiten në smaltin e dhëmbëve.

Një nga sinjalet kryesore të kësaj sëmundjeje është gjakosja e mishrave të dhëmbëve gjatë larjes me furçë.

Vëmendje duhet t’i kushtojmë dhe skuqjes dhe ënjtjes së tyre.

Numri i të prekurve është në rritje

Në bazë të të dhënave të Federatës Evropiane të Periodontologji, ku bazohet dhe AgroWeb.org numri i të prekurve nga kjo sëmundje ka vlera alarmues.

Kjo sëmundje sipas raportimeve është më e përhapur këto 30 vitet e  fundit, por përsëri mbetet jo shumë e njohur. Shumica e të prekurve alarmohen kur ndjejnë dhëmbët t’u lëvizin.

Në bazë të të dhënave janë përreth 750 milion të prekur nga kjo sëmundje në botë. Ku vetëm 3 milion janë rezultojnë të jenë në juglindje të Evropës.

Parandalimi bazohet tek përkujdesja e duhur

Një nga këshillat kryesore është pikërisht vizita tek dentistët dy herë në vit. Kështu ju do të keni mundësi që të kryeni kontrolle periodike për çdo shqetësim.

Përsa i përket higjienës personale, AgroWeb.org ju sugjeron  larjen e dhëmbëve me pastën e duhur dy herë në ditë.

Larja duhet të zgjasë të paktën dy minuta, në mënyrë që të gjithë papastërtitë të largohen.

Nëse mishrat e dhëmbëve ju gjakosen dhe ky problem ju përsëritet më shumë se 2 herë në javë, duhet të kontaktoni me specialistët e fushës.

Shëndeti i dhëmbëve nis në tavolinë

Siç e përmendëm dhe më lartë, shumica e personave të prekur, alarmohen kur dhëmbët fillojnë e lëvizin apo bien.

AgroWeb.org ju këshillon që të pasuroni dietën tuaj me perime dhe fruta të freskëta e të pa gatuara.

Për më tepër ushqimet që përmbajnë vitaminën C luajnë rolin kryesor në ruajtjen e shëndetit të mishrave të dhëmbëve.

Si dhe ushqimet të pasura me calcium ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve si dhe në ruajtjen e dendësisë së tyre. /AgroWeb.org