5 Mënyra Si Ta Mbani Sallatën Të Freskët Për Një Kohë Të Gjatë

4k 0

Zarzavatet që vijnë të paketuara janë një element kryesor i listës ushqimore për një arsye. Ato mund të përdoren në një sërë pjatash, prandaj ka edhe shumë blerës që i preferojnë ato.

E nëse jeni një prej tyre, me siguri e keni vënë re se pas pak ditës këto zarzavate nuk duken më aq të freskëta sa ishin në market.

Lajmi i mirë është se nuk keni pse të vazhdoni t’i hidhni ato pjesë të sallatës që duket sikur kanë humbur freskinë.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa këshilla për ruajtjen e tyre që do t’ju ndihmojnë që sallata të qëndrojë e freskët më gjatë, dhe disa këshilla të thjeshta për përzgjedhjen e tyre.

Ruajeni sallatën në një enë tjetër

Qesja e hollë plastike në të cilën vijnë të paketuara këto lloje sallatash, ofrojnë pak mbrojtje. Dëmtimi i gjetheve, do t’i bëjnë zarzavatet të njollosen më shpejt, dhe të duken si të vrara. Por duke i zhvendosur nga qesja në një enë plastike hermetike kjo nuk do të ndodhë më. Mos i ngjeshni gjethet shumë fort, përndryshe ato nuk do të kenë hapësirë për të marrë frymë gjë që mund të shkaktojë kalbje të shpejtë.

Provoni trukun e kartpecetave

Në momentin që jeni në shtëpi, hapeni qesen me zarzavate. Shtroni disa kartëpeceta në një enë hermetike dhe vendosni aty sallatën tuaj. Karpecetat do të thithin lagështinë e cila është shpesh shkaku pse gjethet e sallatës kalben. Zëvendësoni peshqirin çdo ditë për rezultatet më të mira.

 

Zgjidhni zarzavate më të qëndrueshme

Marulet mund të vyshken shpejt, por zarzavatet më të qëndrueshme si rukola, spinaqi dhe lakra e gjelbër priren të qëndrojnë të freskëta më gjatë. Ato janë gjithashtu të gjithanshme, e ju mund t’i përdorni si bazë për sallata, supë, lëngje etj.

Blini pakon më të freskët të mundshme

Drejtohuni në pjesën e pasme të raftit për të gjetur marulet më të freskëta. Pakot që gjenden në pjesën e përparme ka të ngjarë të kenë datën më të afërt të skadencës.  Megjithatë, nëse planifikoni t’i përdorni këto zarzavate së shpejti, mund të zgjidhni edhe qeset që qëndrojnë të parat në raft. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.