Një Shpjegim i Thjeshtë Përse Zemra nuk Preket nga Kanceri

3.4k 0

Kanceri është një nga sëmundjet me vdekshmërinë më të lartë në botë.

Të dhëna e autoriteteve zyrtare tregojnë se në vendin tonë çdo vit regjistrohen rreth 5500 raste të reja me këtë sëmundje.

Numër më të lartë të të prekurve  shënojnë kanceri i mushkërive dhe ai i gjirit.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se numri i meshkujve të prekur nga kanceri është 4 herë më i lartë se i femrave.

Qarqet Me Numrin Më Të Lartë Të Të Sëmurëve Me Kancer

  • Tirana
  • Kukësi,
  • Gjirokastra,
  • Korça

Kjo sëmundje prek shumë  organe në  trup: gjirin, mushkëritë, kokën, lëkurën, zorrën e trashë veshkat por shumë  rrallë  zemrën.

Përse Zemra Nuk Preket Aq Lehtë Nga Kanceri

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org shpjegojnë se ndonëse zemra mund të rrezikohet nga kanceri, qelizat tumorale janë rëndom beninje pra jo vdekjeprurëse.

Që të kuptoni më qartë arsyet përse zemra ka këtë mburojë nga kjo sëmundje, duhet të mësoni më parë si funksionojnë qelizat.

Çdo qelizë e trupit ka potencialin për tu bërë e keqe ose kancerogjene.

Kjo sëmundje buron pikërisht nga mutacioni i ADN-së së qelizës.

Përpara se një qelizë kancerogjene të bëhet vdekjeprurëse ajo i nënshtrohet një sërë mutacionesh.

Shumica prej tyre ndodhin kur qeliza ndahet në dysh dhe riformon ADN-në e saj.

E vetmja mënyrë që qeliza të kalojë në mutacion është të ndahet e të shumohet.

Qelizat e zemrës nga ana tjetër nuk replikohen dhe formojnë qeliza të reja përveç se në rastet e ndonjë lëndimi.

Duke qenë se qelizat e zemrës nuk ndahen, gjasat për mutacion janë tepër të vogla.

Le t’i hedhim një sy mënyrës si formohen tumoret e gjirit, zorrës së trashë e lëkurës.

Shumica e qelizave zëvëndësohen me të reja gjatë gjithë kohës.

Indet e gjirit për shembull ndikohen gjithë kohës nga hormonet, shtresat e zorrës së trashë zëvendësohen gjithë kohës, e njëjta gjë vlen edhe për lëkurën.

Duke qenë se qelizat kalojnë në mutacion gjithë kohës, kjo është arsyeja që këto sëmundje janë më të përhapura.

Krejt ndryshe është zemra, e cila nuk është e ekspozuar ndaj kancerogjenëve të jashtëm e atyre të brendshëm, por vetëm qelizave në gjak të cilat nuk kalojnë në mutacion./AgroWeb.org