Ju Shqetëson Migrena? – Arsyet Përse Duhet të Bëni Kujdes me Kafeinën

1.3k 0

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh.

Është shumë e famshme për efektet dhe krizat e vazhdueshme që shkakton dhe njihet si një nga dhimbjet më të forta të kokës.

Mund të shkaktojë ditë të tëra pa gjumë dhe një sërë simptomash të tjera të cilat vijnë prej dhimbjes së vazhdueshme.

Kur kjo dhimbje mbaron, duket sikur edhe efekti i saj ka mbaruar gjithashtu, por jo gjithnjë është kështu.

Sipas ekspertëve kjo sëmundje i shkakton trupit një sërë dëmesh të tjera të cilat nuk kanë lidhje me dhimbjen e kokës.

  • 1 në 6 persona që vuajnë nga migrena kanë probleme edhe me këmbët.
  • Personat që vuajnë nga migrena kanë 50% më shumë mundësi të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.
  • Pagjumësia është një nga problemet më të mëdha dhe të shpeshta që migrena shkakton
  • Personat që vuajnë nga migrena përballen gjithashtu edhe me probleme me muskujt.
  • Ajo ndikon tek shëndeti mendor duke nxitur ankthin dhe depresionin.

Shkaktarët e Migrenës

Të dhënat e ekspertëve të AgroWeb.org thonë se përveç faktorit genetik, ky problem prek gratë tre herë më shumë se burrat.

Disa prej shkaktarëve të migrenës janë:

  • Konsumi i tepruar i alkolit
  • Kafeina
  • Gjumi problematik
  • Stresi
  • Ankthi
  • Ushqyerja e keqe.

Kafeina ka veti stimuluese dhe nxitëse të dhimbjes së migrenës.

Një studim i publikuar në American Journal of Medicine ka zbuluar një lidhje të fortë mes konsumit të lartë të pijeve me kafeinë dhe shfaqjen e migrenës brenda të njëjtës ditë.

Sipas tyre, njerëzit që vuajnë nga migrena duhet të kufizojnë lëngjet me përmbajtje të lartë kafeine.

Këtu përfshihet: kafeja, çaji, pijet e gazuara (po, edhe ato kanë kafeinë) por edhe ato energjike.

Njerëzit e prirur të vuajnë nga dhimbjet e kokës duhet të sigurohen që të pijnë mjaftueshëm ujë gjatë ditës.

Dehidratimi luan një rol të fortë në shfaqjen e migrenës dhe dhimbjeve.

Njerëzit rekomandohen të konsumojnë më pak ushqime me kripë dhe më shumë barishte të mbushura me vitaminë B që luan një rol unik në parandalimin e dhimbjeve.

Përpos barishteve, rekomandohet ngrënia e avokados, farave dhe legumeve (fasule, thjerrëza).

AgroWeb.org ju këshillon se bajamet dhe qumështi janë të pasura me magnez dhe kalçium të cilat luajnë një rol të fortë parandalues kundër dhimbjeve të kokës./AgroWeb.org