Parkinsoni cilësohet si sëmundja që frenon gjithë zhvillimin motorik në trupin e njeriut duke e ngadalësuar atë dhe e çuar në paralizë
Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje kronike progresive, degjenerative që prek sistemin nervor duke shkaktuar humbjen e lëvizjeve të vetëdijshme dhe funksioneve të pjesshme ose të plota të trupit.
Simptomat e kësaj sëmundjeje ndikojnë në lëvizjen natyrale të trupit dhe vështirësojnë kryerjen e veprimeve ditore siç është e folura, e ecura, përtypja dhe fjetja.
Pranohet gjërësisht që, efikasiteti i mjekimeve tradicionale ndaj simptomave të Parkinsonit zbehet me kalimin e kohës. Kjo nxjerr në pah rëndësinë e masave shtesë për të ngadalësuar përshkallëzimin e simptomave, veçanërisht në fazat e para të sëmundjes.
Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni mbi mënyrat natyrale për të mbajtur nën kontroll sëmundjen dhe kurat ushqimore që mund të përmirësojnë me efikasitet gjëndjen e pacientit të diagnostikuar me të.
Ushqimet më të mira për të trajtuar Parkinsonin
Është shumë e rëndësishme që pacientët e Parkinsonit të ushqehen me fruta të freskëta organike, perime, produkte shtazore cilësore, drithëra të plotë dhe t’i nënshtrohen një regjimi ushqimor të pasur me vitamina, minerale dhe ushqyes.
Heqja dorë nga ushqimet e përpunuara që mbajnë substanca sintentike, artificiale dhe kimikate është gjithashtu e rëndësishme.
Regjimi i pasur ushqimor kundër Parkinsonit:
Ushqime të freskëta: Fruta dhe perime të freskëta dhe të pagatuara ofrojnë antioksidantë që luftojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe inflamacionin.
Ushqimet e pasura me fibër: Konstipacioni është një nga simptomat më të përhapura mes pacientëve që vuajnë nga Parkinsoni. Ushqimet e pasura me fibër dhe hidratimi ndihmojnë dhe përmirësojnë lëvizjen dhe funksionet normale të zorrëve.
Yndyrnat e shëndetshme: Këto yndyrna mbështesin shëndetin nervor dhe parandalojnë përkeqësimin dhe luhatjet e humorit. Peshqit e kapur në natyrë, avokado, arra e kokosit, gjalpi i pasterizuar, arrorët dhe farat, duhet të jenë pjesë e pandashme e këtij regjimi.
Vajrat me presim të ftohtë: Vaji i ullirit ofron vitaminën E e cila shërben si antioksidant. Ndërkohë që së bashku me vajin e arrës së kokosit duhet të përfshihen në ushqime sepse luftojnë inflamacionin.
Ushqimet e pasura me Omega 3: Nivele të larta të acideve yndyrore rrisin nivelet e dopaninës dhe ulin inflamacionin. Konsumoni sa më shumë produkte deti të freskëta dhe jo të rezervatit, por edhe arrorë dhe fara.
Lëngje perimesh të freskëta: Ofrojnë vitamina dhe minerale. Lëngjet e freskëta janë hidratuese dhe luftojnë konstipacionin.
Proteinat vetëm në darkë: Nivelet e proteinës duhet të jenë të moderuara gjatë ditës. Në këtë mënyrë zbusin simptomat e Parkinsonit.
Çaji jeshil: Përmban polifenolë dhe antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Ai përmban edhe theaninë që rrit nivelet e dopaminës në tru. Pini tre filxhanë me çaj në ditë për të marrë sa më shumë përfitime. Shumë pacientë përfitojnë edhe duke eliminuar drithërat plotësisht.
Ushqimet që përkeqësojnë sëmundjen
Proteinat: Merrni më pak proteina që të përmirësoni simptomat e sëmundjes.
Ushqimet e përpunuara: Toksinat dhe aditivët në këto ushqime e përkeqësojnë sëmundjen. Hiqni dorë prej tyre në një moshë të re për të parandaluar dhe ulur rrezikun e sëmundjeve si Parkinsoni dhe jo vetëm.
Ëmbëlsuesit artificialë dhe sheqeri: Konsiderohen toksikë dhe përkeqësojnë simptomat e Parkinsonit.
Alkoli: Pengon funksionet nervore dhe shkakton luhatje humori dhe komplikime të tjera.
Ushqimet me alergjenë. Alergjitë nga ushqimi mund t’i përkeqësojnë simptomat duke vënë në vështirësi stomakun dhe zgjeruar inflamacionin.
Kufizoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë gluten, produkteve të bulmetit, midhjeve dhe kikirikët./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje