Stresi është një dukuri e zakonshme për shumicën e njerëzve, që mund të shkaktojë reagimin e trupit ndaj një kërcënimi ose rreziku të perceptuar.
Megjithatë ai mund të shkaktojë edhe dëme në organizëm dhe AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me rastet kur ai mund të jetë shqetësues.
Kur stresi mund të jetë diçka shqetësuese?
Stresi akut, i cili është stresi që lind gjatë një momenti të caktuar dhe zgjat për një periudhë të shkurtër kohore, mund të jetë i dobishëm në atë situatë specifike.
Ndërsa stresi kronik është ai që zgjat për një periudhë të gjatë kohore dhe të rrezikojë mirëqenien tuaj.
Mund të jetë e vështirë të përcaktohet kur stresi kalon në diçka më të rëndë si ankthi dhe depresioni, thonë ekspertët.
Nëse shqetësimi juaj shkon përtej stresit, ky është ankth.
Dhe nëse trishtimi është një gjendje shpirtërore që vazhdon prej kohësh e ju nuk mund ta largoni, ky mund të jetë depresion.
Stresi nuk konsiderohet si një gjendje psikie, por mund të përkeqësojë probleme të tjera si depresioni dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv.
Disa simptoma të zakonshme përfshijnë shqetësime me gjumin dhe vështirësi në përqëndrim.
Nga ana tjetër, nëse stresi largohet pasi të keni kaluar një situatë të keq dhe ju jeni në gjendje të funksiononi në nivel optimal në punë dhe shkollë, mund të jetë vetëm stres.
Nëse dyshoni se mund të keni stres kronik ose një çrregullim tjetër, specialistët këshillojnë të kërkoni ndihmë nga një profesionist.
Por fillimisht ju mund të flisni me një mik të besuar ose anëtar të familjes për të parë nëse ata kanë vënë re diçka të ndryshme tek ju.
Teknika të shpejta për lehtësimin e stresit
Njerëzit që ndihen të stresuar gjithashtu mund të përfitojnë nga teknika e meditimit.
Disa njerëz mund të gjejnë lehtësim nga stresi duke kryer ushtrime aerobike, për të rritur rrahjet e zemrës suaj.
Por një nga teknikat më të vjetra dhe më të thjeshta është ushtrimi i frymëmarrjes.
Vendosni njërën dorë në barkun tuaj dhe përpiquni të merrni frymë në mënyrë që diafragma të zbresë dhe dora në barkun tuaj të ngrihet.
Kur ngadalësoni frymëmarrjen dhe përqendroheni brenda, trupi dërgon sinjale në trurin tuaj për ta lajmëruar se jeni mirë.
Ka qindra teknika të tjera për të lehtësuar stresin,por ajo që shumica e tyre kanë të përbashkët është se ato kufizojnë trurin tuaj nga të menduarit për të kaluarën ose të ardhmen.
Në vend të kësaj këto teknika ndihmojnë të përqëndroheni në të tashmen./AgroWeb.org