Në nivel global, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se epilepsia prek rreth 50 milionë njerëz.
Nga këto, rreth 80% jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.
Simptoma kryesore për shumicën e njerëzve me epilepsi janë konvulsionet, që shkaktohen nga rritja e aktivitetit elektrik në tru.
Ato janë dridhje të pakontrolluara të trupit, si pasjoë e kontraktime të muskujve dhe qetësimit të tyre në mënyrë të përsëritur.
Njerëzit me epilepsi shpesh duhet të përballen edhe me mitet rreth kësaj smënudjeje.
Më poshtë, AgroWeb.org ju njeh me të vërtetat rreth këtyre miteve.
Kushdo që përjeton konvulsione ka epilepsi.
Epilepsia është gjendja më e njohur e konvulsioneve, por ajo nuk është e vetmja.
Për shembull, sheqeri i ulët në gjak ose problemet me mënyrën e funksionimit të zemrës, mund të shkaktojnë kriza të ngjashme.
Personat me epilepsi nuk mund të punojnë.
Njerëzit me epilepsi mund të punojnë kur krizat e tyre mund të mbahen nën kontroll.
Por ka vetëm pak raste kur njerëzit me një çrregullim të tillë nuk mund të pranohen në punë dhe ato janë, të qenit pilot dhe shofer.
Epilepsia është ngjitëse.
Ky është një mit i vjetër që është ende i përhapur, veçanërisht në disa pjesë të botës.
Megjithatë, shkaku i sëmundjes është ende i panjohur në rreth 50% të rasteve globale.
Njerëzit me epilepsi janë emocionalisht të paqëndrueshëm.
Është e mundimshme të kesh një çrregullim të tillë dhe të dish se një konvulsion mund të ndodhë në çdo kohë.
Por shumica e pacientëve me epilepsi janë të lumtur dhe shumica e rasteve kontrollohen lehtësisht duke përdorur monoterapi ose një medikament kundër konvulsioneve.
Epilepsia është një sëmundje mendore.
Epilepsia nuk është një sëmundje mendore dhe shumica dërrmuese e njerëzve që kanë epilepsi nuk kanë probleme konjitive apo psikologjike.
Por disa probleme psikologjike, mund të ndodhin tek njerëzit me epilepsi të rëndë dhe të pakontrolluar.
Nëse dikush ka një krizë, duhet të vendosësh diçka në gojën e tij.
Ky është një mit i rrezikshëm që mund të dëmtojë dhëmbët ose nofullën.
Personat me epilepsi nuk duhet të mbeten shtatzënë.
Edhe pse kjo nuk është e vërtetë, mjekët e konsiderojnë shtatzënë te njerëzit me konvulsione me rrezik të lartë.
Ata duhet ndiqen më nga afër nga neurologu dhe mjeku gjinekolog gjatë kësaj periudhe.
Njerëzit gëlltisin gjuhën e tyre gjatë një konvulsioni.
Ky është një mit që shtrihet përtej epilepsisë. Në fakt, nuk është e mundur të gëlltitet gjuha në asnjë rrethanë.
Megjithatë, gjatë një konvulsioni, është e mundur që individi të të dëmtojë dhëmbët, të kafshojë buzët ose gjuhën.
Asnjë trajtim nuk e ndihmon epilepsinë.
Edhe pse nuk ka kurë për epilepsinë, ka një sërë trajtimesh që janë në dispozicion për të ndihmuar këta pacientë.
Për individët që nuk i përgjigjen ilaçeve, opsionet e tjera përfshijnë kirurgjinë, stimulimin e nervit vagus dhe madje edhe ndërhyrjet dietike.
Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë, ata po i afrohen gjithnjë e më shumë një kure për epilepsinë./AgroWeb.org