Vitamina E për Largimin e Shenjave të Lëkurës – A Funksionon Vërtetë?

1.3k 0

Shenjat në lëkurë janë një nga problemet  e para që mund të filloni të vëreni me kalimin e kohës.

Madje ndonjëherë factor kryesor nuk është as mosha sa janëndikuesit e jashtëm duke filluar që nga ata klimaterikë deri tek pluhuri apo rrezet e dëmshme.

Nga ana tjetër janë shenjat e akneve dhe një sërë sëmundjesh të tjera të cilat mund t’ju shkaktojnë një sërë problmemesh dhe pakënqësish me lëkurën tuaj.

Në mes shumë trajtimeve natyrale, vitamina E rekomandohet si më e mira në eleminimin e plotë të shenjave të fytyrës.

Në këtë artikull nga AgroWeb do të trajtojmë të gjithë vlerësimet pro dhe kundër kësaj vitamine për rigjenerimin e fytyrës dhe eleminimin e shenjave.

Si përdoret vitamina E

Vitamina E është një antioksidant i tretshëm në yndyrë që gjendet në formë të lëngëshme ose në kapsula.

Zakonisht përdoret në formën e vajit që aplikohet në zonën e dëmtuar.

Ajo zvogëlon formimin e radikaleve të lira të cilat ndihmojnë shërimin e shpëjtë të plgës në lëkurë.

Vitamina E gjithashtu ndikon në prodhimin e kolagjenit, një proteinë strukturore që është përgjegjëse për forcën dhe elasticitetin e lëkurës.

A funksionon vërtetë?

Megjithëse shumë persona besojnë në vetitë e saj kuruese ekspertët tregojnë disa të dhëna të tjera.

Në fakt nuk ka ende studime të mjaftueshme apo fakte të qarta se kjo vitaminë ndihmon  vërtetë në shërimin e plagëve dhe eleminimin e shenjave.

Një studim i publikuar në ournal of Plastic, Reconstructive and Aesthetic Surgery në vitin 2011, tregoi se aplikimi 2 herë në ditë i 5% vitamine E ka ndikim në shërimin e shenjave.

Pjesmarrësit në këtë studim aplikuan mbi lëkurën e tyre vitaminë E dy herë në ditë për një periudhë 6 javore dhe panë përmirësime të dukshme.

Ndërsa një tjetër studim i vitit 1986 që ndoqi të njejtën kurë për pacientët me plage operacioni apo të djegura nuk tregoi ndonjë rezultat të madh në rigjenerimin e lëkurës.

Në këtë pikë mjekët shprehen se janë ende në faza të para të studimit të efekteve të kësaj vitamine.

Një studim tjetër i botuar në Dermatologic Surgery në vitin 1999, trajtoi pacientë që kishin kryer opericion për heqjen e kancerit në lëkurë me aplikimin e vitaminës E në atë zonë.

Pas operacionit dhe kur të gjitha plagët u mbyllën, pjesëmarrësit aplikuan vitaminën E të përzier me një krem dy herë në ditë për katër javë.

Ndërsa në një pjesë tjetër të plagës aplikuan vetëm krem pa vitaminë E për të parë ndryshimin mes kurave.

Në fund të studimit u pa se kremi i pasuruar me vitaminë-E nuk kishte asnjë efekt tek shenjat e plagës, madje i kishte përkeqësuar ato.

Nga pjesëmarrësit në studim, 33% zhvilluan dermatit pas kontaktit me vitaminën E.

Një kritikë nga mjekët për këtë studim është se u përdor shumë pak vitaminë E ndaj efekti nuk ka qenë i duhuri.

Çfarë të përdorni në vend të saj?

Qepa është një ushqim me plot vlera dhe që e mbron organizmin në shumë forma.

Të njejtën gjë mund të bëjë edhe më lëkurën tuaj.

Shpesh mund ta gjeni sipërbërës kryesor në kremrat rigjenerues apo ata që trajtojnë pikërisht problemet me shenjat dhe plakjen.

Ekstraktet e qepës kanë veti antinflamatore dhe antibakteriale të cilat stimulojnë prodhimin e kolagjenit në trup.

Një tjetër përbërës që ndihmon lëkurën në çdo formë është mjalti.

Për shekuj me rradhë është përdorur si një ilaç natyral kundër djegieve dhe shenjave.

Ai është antioksidant i mirë, hidraton, ushqen dhe mbron lëkurën tuaj nga dëmtimet e jashtëme./AgroWeb.org