Vlerat e Një Limoni në Ditë për Organizmin

4.4k 0

Limonët, këto agrume të athëta janë shumë të mira sa sjellin ëmbëlsinë e duhur në shëndetin e organizmit tonë dhe jo vetëm.

Për fat të keq limonët nuk mund t’i hamë veçmas aq lehtë sa frutat e tjera, por për fat të mirë ato shkojnë me çdo ushqim.

Vitaminat dhe mineralet janë pasuria më e madhe që na ofrojnë limonët duke u transformuar në një prej frutave më të shëndetshme.

Mënyrat e shijimit të limonit janë të shumta dhe të shëndetshme.

Limonin mund ta shtrydhni në ujë dhe ta pini në mëngjes, mund ta përdorni në sallata ose supa ndërkohë që lëkurën e tij mund ta përdorni në ëmbëlsira.

I gjithë fruti ofron mirësi gjithëpërfshirëse ndaj AgroWeb.org ka listuar përfitimet e menjëhershme që merr organizmi me konsumin e një limoni të vetëm çdo ditë.

Dukeni më të rinj

Nëse konsumoni më shumë limon lëkura juaj do të marrë shkëlqimin e shëndetit.

Limoni është i pasur me vitaminë C që mban larg rrudhat dhe hidraton lëkurën.

Tensioni i gjakut ulet

Ngrënia e rregullt e limonit çdo ditë ul tensionin e gjakut. Por kjo nuk do të thotë se limoni është i vetmi që ju duhen për të mbajtur tensionin në nivele të përshtatshme.

Sidoqoftë e vërteta është se me një limon në ditë rregulloni nivelet e tensionit.

Larg inflamacionit

Vitamina C tek limoni është e nevojshme kundër të ftohurës, lodhjes, problemeve me tretjen, luhatjeve të humorit.

Vitamina C lufton edhe inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve kronike.

Kjo vitaminë është e domosdoshme për mbrojtjen e qelizave imunitare.

Shëroheni më shpejt

Vitamina C tek limoni është kryesore në shërimin e shpejtë nga e ftohura.

Kjo vitaminë ka ndikim pozitiv edhe kundër problemeve respiratore që shoqërojnë virozat e stinës, ndaj pini më shumë ujë me limon.

Do të jeni më të hidratuar

Uji është i nevojshëm por pak i mërzitshëm. Kombinojeni me limon për t’i dhënë shije, por edhe për të marrë vitamina e minerale të cilat përshpejtojnë metabolizmin dhe ju japin më shumë energji.

Era e mirë e gojës

Limoni freskon shtëpinë. E njëjta gjë vlen edhe për gojën.

Acidi tek limoni neutralizon aromat ndaj mban larg erën e keqe sidomos të asaj që nxitet nga qepa apo hudhra.

Kjo nuk do të thotë që ta teproni me limonin sepse aciditeti dëmton enamelin e dhëmbëve.

Dëmtimi i këtij të fundit shkakton ndjeshmëri të lartë të dhëmbëve dhe humbjen e bardhësisë së tyre.

Një limon kundër formimit të gurëve në veshka

Ngrënia e rregullt e limonëve parandalon formimin e gurëve në veshka.

Limonët përmbajnë citrat që nuk lejon formimin e tyre.

Shumë mjekë rekomandojnë terapinë e limonatës (ujit me limon) për trajtimin e gurëve.

Një limon kundër kolesterolit të keq 

Limoni është i dobishëm për uljen e nivelit të kolesterolit të keq.

Flavonoidët që ai përmban janë armiq të kolesterolit të keq dhe triglicerideve.

Ndaj nëse dëshironi të keni nivele të ulëta kolesteroli, mos iu ndani limonit.

 Për mbrojtjen e trurit

Limoni mundet t’ju ndihmojë të mbani larg disa sëmundje të trurit siç është Alzheimer.

Nëse siguroheni që nivelet ditore të vitaminës C janë optimale do të jeni më të mbrojtur kundër sëmundjeve të trurit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.