Zbulim i rëndësishëm! Shkencëtarët krijojnë ilaçin që ngadalëson sëmundjen e Alzheimerit

1.1k 0

Shkencëtarët e kanë konsideruar si tejet të rëndësishëm zbulimin e një ilaçi që besohet se ngadalëson shkatërrimin e trurit nga sëmundja e njohur si Alzheimer, forma më e shpeshtë e harresës.

Megjithatë, ilaçi lecanemab ka efekt të vogël dhe ndikimi i tij në përditshmërinë e njerëzve të prekur nga kjo sëmundje është duke u diskutuar.

Sipas studimeve, ilaçi e ka ngadalësuar përkeqësimin e sëmundjes për një të katërtën përgjatë 18 muajve të trajtimit.

Ilaçi, po ashtu, besohet se funksionon në fazat e hershme të sëmundjes, andaj shumë njerëz kanë mundësi të kalojnë nëpër disa faza derisa ta identifikojnë atë.

Lecanemab sulmon proteinat e dëmshme që krijohen në trurin e një njeriu që ka Alzheimer.

Ai është antitrup – sikurse ata që krijon trupi për të luftuar viruset dhe bakteret – i cili është krijuar për të mësuar sistemin imunitar që të pastrojë nga truri proteinat e dëmshme.

Aktualisht personave që vuajnë nga kjo sëmundje u përshkruhet një terapi vetëm për menaxhim të simptomave, mirëpo asnjëra nuk e lufton atë.

Në studimin e ri janë përfshirë 1.795 vullnetarë, të diagnostikuar në fazë të parë të sëmundjes.

Atyre u janë dhënë dozat e ilaçit të ri çdo katër ditë.

Rregullatorët amerikanë janë duke analizuar këto të dhëna për të vendosur nëse do ta miratojnë ilaçin për përdorim të gjerë.

Krijuesit e tij – kompanitë farmaceutike Eisai dhe Biogen – planifikojnë të aplikojnë vitin tjetër për miratim të ilaçit në shtetet tjera./ Radio Evropa e Lirë