Kuleçë të Ëmbël me Kungull – Shija e Veçantë e Vjeshtës

368 0

Është koha e kungullit të shijshëm e plot vlera të vjeshtës.

Prandaj në ju këshillojmë të përfitoni sa më shumë në kuzhinë, duke përgatitur receta të shijshme e të padëgjuara më parë.

Nëse i keni qef vaktet e shoqëruara me bukë apo kuleçë të ngrohtë, me siguri këto do t’i adhuroni.

Nj ëshije mes të ëmblës e të kripurës që nuk ju zhgenjen.

Ndiqni mëposhtë recetën e plotë të kuleçëve me kungull e çokollatë.

Përbërësit

600 gr miell

250 gr kungull vjeshte

275 ml qumësht

7 gr maja birre e thatë

2 lugë çaji sheqer

50 ml vaj

60 gr sheqer

8 gr kripë

100 gr copëza cokollate e zezë

1 vezë dhe 1 e verdhë veze

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, AgroWeb ju këshillon të prini në kubikë të vegjël kungullin dhe vendoseni të ziejë.

Kur të jetë zbutur, hidheni në një enë në mënyrë që të ftohet dhe shtypeni me pirun derisa të formoni purenë.

Në një tjetër enë hidhni sheqerin, kripën dhe vezën duke përzier më pas shtoni dhe 250 ml qumësht në temperaturë ambienti.

Përzieni mirë derisa sheqeri të shkrijë dhe lëreni mënjanë, ndërkohë merrni një tjetër enë dhe hidhni miellin, majanë bashkë me 2 lugë të vogla sheqer.

Tek kjo enë shtoni masën e lëngëshme me qumësht dhe vezë që përgatitët më parë dhe filloni të përzieni me anë të një piruni në mënyrë qe të formohet brumi.

Në fund shtoni purenë e kungullit, përzieni dhe sërish shtoni vajin ashkë me copëzat e cokollatës pa harruar të ruani një grusht për në fund.

Punojeni brumin me duar dhe pak miell derisa të marrë formën e tij rrumbullake, të butë e pa kokrriza.

Më pas vendoseni në një enë të lyer me pak vaj, mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni të fryhet përreth 2 orë.

Kur kjo kohë të ketë kaluar, ndajeni brumin tuaj në kuleçë të vegjël nga 100 gr secili ku do të përfitoni rreth 12 panine të vogla.

Punojini me duar në formën e topave të vegjël dhe vendosini në një tavë të shruar me lëter pjekje.

Sipas dëshirës për këtë hap mund të përdorni edhe dy tava të ndryshme duke qenë se sasia e kuleçëve është e madhe.

Mbulojini sërsh me qese kuzhine, lërini për 30-40 minuta të tjera ndërkohë përzieni 25 ml qumësht që ju teproi nga më parë me 1 të vërdhe veze dhe lyeni sipër kuleçët.

Shtoni edhe disa copëza çokollate në qendër të tyre e më pas futini të piqen për 25 minuta në temperaturën 180 gradë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.