2.1k 0

5 Lloje Freskuesesh Nën 3000 Lekë – Çfarë Gjeni Në Treg

Në këto ditë të nxehta freskuesja është shpëtimtare për ata që nuk kanë mundësi të përballojnë një kondicioner. E kjo pasi paisja sjell freskinë e nevojshme për të duruar vapën përvëluese të stinës së verës. Për këtë arsye AgroWeb.org ju njeh më poshtë me 5 lloje freskuesesh që mund të gjeni në treg me çmim të arsyeshëm dhe cilësi mjaft të mira sipas nevojave tuaja.

Freskuese Elektra EV-1827K

Freskuese Elektra mund të përdoret në 2 mënyra: si freskuese e lartë apo ventilator tavoline.  E dizenjuar për të ofruar freski dhe ajër të ftohtë në ambientet e brendshme kjo paisje iu siguron një kombinim të performancës, efikasitetit dhe komoditetit. Ideale për në zyrë, shtepi, dhomë gjumi apo hapësira të brendshme të vogla. Ju mund të përzgjidhni mes 3 shpejtësive të ventilimit për të përshtatur nivelin e freskisë sipas dëshirës.

Specifikat:
Fuqia: 60 watt
Numri i fletëve të helikës: 5 fletë
Materiali i helikes: metalik
Nivelet e fuqisë: 3
Lartësia: 130 cm
Sipërfaqja: 20m2

BLI KËTU

Freskuese Hyundai RSF40-9

Freskuesja Hyundai RSF40-9 16″ është një pajisje e dizajnuar për të ofruar freski në ambientet e brendshme me një çmim të lirë. Ajo ka nje diameter rreth 40 cm, që e bën të aftë të prodhojë një rrjedhë të fortë ajri për të freskuar tërësisht një ambient rreth 20m2. Diametri i madh lejon freskuesen të përhapë ajrin në mënyrë të barabartë në hapësirën ku është vendosur. Ka 3 shpejtesi ventilimi që ju lejojnë të përshtasni nivelin e freskisë sipas preferencave tuaja. Me një dizajn tërheqës dhe modern, të përshtatshëm për ambiente të brendshme. Pamja e saj elegante është e lehtë për t’u integruar në stilin e brendshëm të shtëpisë, zyrës ose çdo hapësire tjeter. Freskuesja Hyundai RSF40-9 siguron jo vetëm freski, por gjithashtu ofron një ambient më të qetë. Ajo eshte e dizajnuar për te punuar në mënyrë të heshtur dhe të ofrojë një performancë të qetë.

Specifikat:
Me 3 nivele të ndryshme shpejtësie
Freskuesja ka 3 flete plastike
Sipërfaqja e mbulimit 20m2

BLI KËTU

Freskuese Elektra EV1811/5WK

Freskuesja Elektra është tepër ekonomike, ka një dizajn tërheqës, performancë të lartë, perfekte për ambientin në shtepi dhe zyra, ambiente pune apo biznesse. Me një formë praktike, që vendoset lehtësisht dhe në ambientet me pak hapësirë. Ventilatori vjen me 3 nivele shpejtësie dhe ju ofron nje freski natyrale, të përshtatshme per ditët e nxehta të verës. Helikat e aluminit janë më të holla se helikat e zakonshme dhe duke qenë edhe më të lehta, lëvizin më shpejt duke siguruar qarkullim më të fuqishem të ajrit.

Sugjerohet të përdoret në sipërfaqe 20m2
Përmasat (cm):  62 x 52 x 17

BLI KËTU

Freskuese Ariete 847

Ky ventilator tavoline mund të vendoset në çdo cep të shtëpisë për të ftohur ajrin përreth. Me një helikë me tre tehe dhe një diametër 30 cm, është ideal për freskimin e dhomave të shtëpisë gjatë stinës së verës fale tre shpejtesive që mund të zgjidhni. Falë madhesise së tij kompakte është lehtesisht i transportueshëm sipas nevojave. Ideal, i thjeshtë dhe prkatik për të mbajtur ambientin tuaj të fresket dhe për të larguar nxehtësinë. Ajri që lëshon qarkullon në mënyrë uniforme dhe të vazhdueshme, pa ndryshuar shpejtësinë, pavarësisht drejtimit. Me 3 nivele shpejtësie që përzgjidhen lehtësisht me buton, me rrjetë metalike që ofron siguri dhe shmang kontaktin me helikat dhe me një bazë mbështetëse që garanton qëndrueshmëri maksimale.
Fuqia: 40 watt
Diametri: 30 cm

BLI KËTU

Freskuese Elektra EV-1811K. 1-1

Ventilatori ngjyrë argjendi i markës Elektra ju ofron një freski natyrale. I përshtatshëm për ditët e nxehta të vereës, ai është lehtësisht i montueshëm. Ka helika alumini, nivele të ndryshme shpejtësie.

Specifikat:
Numri i fleteve të helikës – 3
Materiali i helikës – Inoks
Nivelet e fuqisë – 3
Tipi i vendosjes – Tokësor
Sipërfaqja e sugjeruar për freski- 20 m2
Përmasat (cm) – 62 x 52 x 17

BLI KËTU

/AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.