1.7k 0

Aspiratori Që Zhduk Çdo Aromë Gatimi Pa Zhurmë, Pa Kosto Energjie

Të gjithë e kemi hasur problemin me aromat gjatë gatimit. Mjafton të skuqim një vezë në pak minuta, apo të përgatisim një supë të thjeshtë për të mbushur menjëherë shtëpinë me aromën e gatimeve.

Shumë amvisa thonë për AgroWeb se pavarësisht përdorimit të aspiratorit tradicional në çdo moment kur gatuajnë është e pamundur që aromat të zhduken plotësisht. “Thjeshtë ato mund të reduktohen disi, por sërish aroma ndihet në çdo kënd të shtëpisë.” shprehen ato.

Në vijim të bashkëpunimit me ekspertë të kompanisë Elektromagjia, e cila mundëson për Shqipërinë markat më të mira botërore të elektroshtëpiakeve, AgroWeb sjell një informacion të plotë mbi cilësitë që duhet të ketë një aspirator, përveç dizajnit i cili na zbukuron ambientin dhe e bën më të këndshem procesin e  gatimit. Që të kuptojmë më mirë se për çfarë cilësish bëhet fjalë dhe zgjedhjet më të mira që duhet të bëjmë, ekspertët ndajnë për ndjekësit e AgroWeb një shembull konkret përmes aspiratorëve “DVT 985 BLACK” dhe “DLH 686 T”, produkte të markës së mirënjohur globalisht, TEKA.

Fuqi Thithëse Që Zhduk në Sekondë Çdo Aromë

Dy elementët kryesor dallues të aspiratorëve të sipërpërmendur dhe aspiratorëve TEKA në përgjithësi janë Fuqia Thithëse dhe Shpejtësia. Ekspertët e Elektromagjia shprehen që këto dy karakteristika ndikojnë në shmangien e avujve dhe aromës që në sekondat e para të gatimit. Falë teknologjisë së përparuar TEKA, të dy modelet komandohen përmes panelit të prekjes me lehtësi gjatë përdorimit.

Pa Zhurmë dhe me Filtra që Pastrohen Lehtë

Një tjetër problem që ndoshta kalon pa u vënë re gjatë gatimit është zhurma shqetësuese dhe tipike e aspiratorëvë. Ky është një element që ndikon ndjeshëm harmoninë në kuzhinë dhe kënaqësine e gatimit të amvisave.

Është e këshillueshme të informoheni mirë për nivelin e zhurmës së aspiratorit qe do të zgjidhni për kuzhinën tuaj.

I keni parasysh filtrat thithëse të aspiratorit dhe vështirësinë e tyre për t’u pastruar? Në rastin e aspiratorëve “DVT 985 BLACK” dhe “DLH 986 T”, ky problem nuk ekziston. Filtrat shmangin akumulimin e yndyrës në sipërfaqe dhe mund të largohen lehtësisht për t’u pastruar dhe vendosur sërish.

Perfekt Për Kursimin e Energjisë

Të dy aspiratorët janë inverter, pjesë e trendit më të fundit të elektroshtëpiakeve të krijuara për të punuar me konsum të vogël energjie.

Teknologji e përparuar dhe funksionalitet absolut nuk do të thotë shpenzim më i lartë energjie. Aspiratorët e pajisur me një motor që konsumon pak energji, për rrjedhojë reduktojnë ndjeshëm faturën mujore të energjisë. Të pajisur me ndriçim LED, elegantë dhe pa kosto gjithashtu, ndërsa ofrojnë dritë në të gjithë hapësirën ku gatuhet.

Janë të gjitha këto detaje, që ekspertët rekomandojnë për kujdesin që ne duhet të tregojmë për elektroshtëpiaket që patjetër duhet të kemi në shtëpinë tonë.

Për më shumë detaje rreth aspiratorëve mund të drejtoheni në faqen zyrtare në Facebook, këtu.

Nëse keni pyetje apo ju duhet një këshillë ekspertësh për elektroshtëpiake të reja që doni të blini për shtëpinë tuaj mund të drejtoheni në faqen zyrtare në Facebook të kompanisë Elektromagjia./AgroWeb.org