Agave e Rivierës Shqiptare – Vlerat Shëndetësore dhe Ushqimore të Bimës së Ëmbël

1.2k 0

Agave është një emërtim botanik ku përfshihen 200 specie të ndryshme lulesh dhe bimës që rriten kryesisht në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Meksikë.

Ndonëse agave përshkruhet si një kaktus, ajo nuk është e tillë.

Agave ka gjethe të trasha dhe të buta si sfungjer falë ujit që përmbajnë.

Një nga mënyrat më të mira për të konsumuar këtë bimë interesante është nektari i saj.

Bëhet fjalë për një shurup të hollë që përdoret si një alternativë më e mirë e sheqerit.

Kjo bimë mund të konsumohet e gjallë, e gatuar apo e përtharë.

Të treja këto mënyra përmbajnë vlera shëndetësore që nuk gjenden tek shurupi i ëmbël i bimës.

Nektari i Agaves gjendet në brendësi, tek bashkimi i të gjitha gjetheve të bimës.

Në Shqipëri, Agave rritet në shpatet përballë detit, ku më e dukshme janë përballë brigjeve të Porto Palermos.

Agave në shpatet malore të Qafës së Llogarasë.

Vlerat Shëndetësore Dhe Ushqimore Të Bimës Së Ëmbël

Agave është një bimë e pasur me hekur,  një mineral që transferon oksigjenin nga mushkëritë tek çdo pjesë tjetër e trupit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org në një sasi prej 100 gramësh të agaves së freskët gjenden 1.8 miligramë hekur.

Në të njëjtën sasi të gjetheve të gatuara të saj gjenden 3.55 miligramë hekur.

Në variantin e thatë, agave ofron 3.65 miligramë hekur.

Kjo sasi plotëson 46 përqind të dozës së rekomanduar ditore të hekurit për burrat dhe 20 përqind të dozës së rekomanduar të hekurit për gratë.

Një racion me agave të gatuar apo të freskët plotëson 40 përqind të dozës ditore të kalçiumit.

Bima e thatë është një burim i shkëlqyer i zinkut, një mineral që është i dobishëm për shërimin e plagëve.

Agave përmban saponina, përbërës që lidhen me kolesterolin dhe e nxjerrin atë jashtë organizmit.

Këto përbërës pengojnë rritjen e qelizave kancoregjene.

Agave përmban edhe inulinë, një fibër që shërben si probiotik.

Nektari I Agaves Në Vend Të Sheqerit

Nektari i agaves përmban 21 kalori në çdo lugë çaji, megjithatë ai ka një nivel të ulët glicemie.

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë treguar se nektari i agaves ka një ndikim pozitiv në mbajtjen nën kontroll të glukozës dhe rënies në peshë.

Nektari, si edhe mjalti mund të zëvendësojë sheqerin dhe konsiderohet si një opsion me vegjetarian ndaj sheqerit dhe mjaltit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.