2.6k 0

Sapun i Ngurtë apo i Lëngshëm – Cila Është Zgjedhja më e Mirë

Duart duhen larë patjetër disa herë gjatë ditës për të shmangur sa më shumë ndotjen nga bakteret.

Në këtë mision të pastërtisë absolute, sapuni është elementi kryesor në përdorim.

Për shumë vite me rradhë, në dyqanet shqiptare kemi blerë sapun të thjeshtë kryesisht në formë drejtkëndore.

Kur vjen puna tek sapuni, pretendimet kanë qenë gjithnjë të ulta deri në momentin që në treg mbërriti sapuni i lëngshëm.

Ky i fundit nisi të prodhohej masivisht në vitin 1980.

Kjo hyrje e re u shoqërua me debate të shumta për avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të të dyja llojeve.

Bakteret

Që kur ka hyrë në treg, sapuni i lëngshëm është reklamuar si një anti-bakterial i fortë.

Duke qenë se njerëzit kanë përdorur kallëpë sapuni për shekuj me rradhë, duket se bakteret nuk kanë qenë pika më e fortë e tij.

Në vitin 1988, u krye një studim për të parë nëse bakteret që akumulohen tek kallëpi  i sapunit transferohen lehtësisht në lëkurë.

Konkluzioni ishte se bakteret tek sapuni i ngurtë nuk transferoheshin në lëkurë dhe sëmundjet nuk mund të përhapeshin me larjen e duarve.

Niveli i Pehashit

Përkrahësit e sapunit të lëngshëm thonë se kallëpi ka një efekt përtharës për lëkurën.

Kjo ndodh sepse kallëpi i sapunit ka një nivel më të lartë pehashi, gjë që e than lëkurën, sidomos atë të ndjeshme.

Megjithatë, kohët e fundit, në treg mund të gjeni sapunë që përmbajnë glicerine, e cila sipas të dhënave të AgroWeb.org, është mjaft terapeutike për lëkurën.

Aroma

Disa njerëz janë alergjikë ndaj aromave dhe preferojnë sapunët neutralë.

Por, ndërkohë që është e vështirë të gjesh sapunë të lëngshëm pa aromë, kallëpë sapuni neutral gjen sa të duash.

Kur e Çon Sapunin Dëm

Kur i lajmë duart me sapun, kallëpi fërkohet nëpër duar deri sa të krijohet shkuma e dëshiruar.

Me sapunin e lëngshëm, shumica e tij çohet dëm sepse nuk përcaktohet dot sasia e nevojshme për të krijuar shkumën e mjaftueshme.

Ushqyesit Për Lëkurën

Disa sapunë përmbajnë elementë shtesë aromatikë për zbutjen e mëtejshme të lëkurës.

Këto sapunë janë irritues për lëkura të ndjeshme, ndërkohë që disa sapunë të lëngshëm përmbajnë elementë më të butë.

Heqja e Lëkurave Të Vdekura

Sapunët përmbajnë më shumë kokrriza që heqin lëkurat e vdekura, ndërsa lëngjet duhen kombinuar me një sfungjer që të krijojnë efektin e dëshiruar.

Po në përdorimet afatgjata, sapunët e lëngshëm bëjnë një punë më të mirë në zbardhjen e lëkurës.

Përbërësit Bazë

Një kallëp sapuni përmban yndyrna shtazore dhe vajra bimorë.

Sapuni i lëngshëm, përgjithësisht është me bazë hidrokarburesh dhe përmban stabilizues kimikë të ndryshëm që në përdorim masiv mund të rrisë toksinat e përthithura në organizëm.

Sapuni i lëngshëm është më pak i preferuar nga njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ambientit, sepse përveç plastikës mbështjellëse, këto produkte ndotin më shumë ambientin.

Nga ana tjetër, kallëpët e sapunit kushtojnë më pak se sapunët e lëngshëm.

Zgjedhja mes të dyjave qëndron në dorën dhe preferencat e konsumatorit.

AgroWeb.org ju rekomandon sapunët me baza bimore dhe tʼi lani duart sa më shpesh për të evituar sëmundjet.

Lexoni mirë etiketat e sapunëve që blini.

Sidoqofshin parametrat e këtyre dy alternativave, një gjë është e sigurt, kallëpit të sapunit nuk i ikën kurrë koha./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.